Analisti për Ballkanin Perëndimor dhe profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer ka komentuar versionin e fundit të propozimit franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, që është bërë publik para disa ditësh. Ai ka veçuar të rejat e planit dhe atë çfarë mungon.
Profesori amerikan e ka analizuar versionin e fundit të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e ka publikuar në peacefare.net.
“Është një hap në drejtimin e duhur, nëse zbatohet plotësisht, por me disa shtesa të dyshimta dhe elementë të rëndësishëm që mungojnë”, fillon analizën e tij Serwer.
Sipas tij, ky tekst i fundit ka pak më shumë detaje mbi aranzhimet për komunitetin serb në Kosovë sesa kam parë më parë, veçanërisht në nenin 7.
“Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e marrjes së shërbimeve në Kosovë. Në disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës”, thotë ai, transmeton Telegrafi.
“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, citon Serwer dokumentin e publikuar në media.
Paragrafi i parë nuk është i mirë, sipas tij. “Ai dështon t’i referohet Kushtetutës së Kosovës si bazë për këto ‘rregullime konkrete’”.
“Gjithashtu nuk kërkon reciprocitet për komunitetin shqiptar në Serbi. Cilat kushte do ta rregullonin ‘mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia’? As nuk është e qartë se çfarë do të thotë ‘kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit’ me qeverinë e Kosovës. Tashmë ekziston një Këshill i Komuniteteve që ofron një komunikim të tillë me Presidentin e Kosovës, si dhe përfaqësimin e serbëve dhe komuniteteve tjera në parlament dhe në ministritë e qeverisë”, deklaroi ai.
Sa i përket Kishës, tekstit i mungon referenca për çështjen e kahershme të pronës së manastirit të Deçanit. Ai duhet t’i referohet zbatimit të vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë Serwer.
Më e rëndësishmja është ajo që mungon. Nuk ka asnjë referencë të dukshme për njohjen e Kosovës nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e njohin atë, thotë Serwer.
“Dështimi për të siguruar njohjet e pesë shteteve evropiane, që nuk e njohin Kosovën, është një prishje e marrëveshjes. Ndoshta nuk do të duhej të ishte në këtë tekst, por do të duhej të ndodhte në mënyrë që Kosova të bindet se normalizimi ishte real. Edhe me këto pesë njohje, kjo marrëveshje nuk do t’i afrohej Traktatit Bazë Gjermano/Gjerman, sipas të cilit supozohet se është modeluar. Kjo bëri që Republika Federale dhe Republika Demokratike të bëhen anëtarë të Kombeve të Bashkuara. Këtu nuk ka një mundësi të tillë, pasi Rusia do të kërkonte një çmim të papranueshëm”, shprehet Serwer.
Negociatori i BE-së Lajçak thuhet se është takuar me pesë mosnjohësit këtë javë në Bruksel. Kjo është mirë, por do të nevojitet më shumë. Secili duhet të jetë i bindur se ka ardhur koha për të hequr dorë nga kundërshtimi i tyre ndaj perspektivës evropiane të Kosovës. Uashingtoni dhe kryeqytetet e BE-së, jo vetëm Lajçak, do të duhet të angazhohen, shton analisti amerikan.
Në fund Serwer thotë se duhet bërë presion Kosovës dhe Serbisë për të bërë kompromiset e nevojshme. Ai shton se presioni ndaj Kosovës ka qenë i dukshëm prej kohësh dhe se është e lehtë t’i bëhet presion një vendi që s’ka alternativë tjetër përveç se të bashkohet në NATO dhe BE.
“Ata gjithashtu do të duhet të angazhohen për t’i bërë presion Kosovës dhe Serbisë për t’i bërë kompromiset e nevojshme. Presioni mbi Kosovën ka qenë prej kohësh i dukshëm. Është relativisht e lehtë të bësh presion ndaj një vendi që nuk ka alternativë tjetër veçse të bashkohet me NATO-n dhe BE-në. Presioni ndaj Serbisë është shumë më i vogël. Presidenti Vuçiq ka luajtur një lojë të suksesshme mbrojtëse, duke balancuar Rusinë dhe Kinën kundër BE-së dhe SHBA-së”, përfundoi Serwer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MSH-Maqedoni: Sot kthehen edhe pesë pacientë nga trajtimi në Serbi, ndërsa jashtë vendit mbeten të hospitalizuar 33 pacientë

Cilat janë shenjat e para që mund t’i vërejmë te një fëmijë me spektër autik?

Ivanovska: Mendoj se Kuvendi duhet të forcojë mbikëqyrjen mbi punën e organeve të pavarura

Pas deklaratës së Paris Gurit, Agim Bahtiri i dhuron deputetit të LDK-së një biberon në Kuvend

Haxhiu: Nëse partitë refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje

Tërmet në Shqipëri

Kusari-Lila: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon më 27 prill

Dështon sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit, reagimet e deritanishme

Sveçla: Aksioni në Kaçanik po vazhdon, ka arrestime të reja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit