Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë reaguar pasi Ministria e Financave ka ngritur çmimin e tatimit në pronë.
Dhjetëra qytetarë kanë raportuar në rrjetet sociale se Komuna e Prishtinës ka rritur për 75 – 100 për qind tatimin në pronë. Përmes një njoftimi publik, nga komuna kanë thënë se një gjë e tillë është bërë me vendim të Ministrisë së Financave.
Avdullah Hoti nga LDK-ja ka pyetur se si arsyetohet kjo “në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?”.
“Qeveritarët e nisin vitin mbarë!!! I dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane. Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?!”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, Hoti ka thënë se 85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara.
“Ligji sigurisht se kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave. Por, ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët”.
Ndërsa, koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Arben Mustafa, ka thënë se dyfishimi i tatimit në pronë do të ju rëndojë edhe më tej gjendjen qytetarëve.
“Në kohën kur qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me një goditje shumë të rëndë të standardit të jetesës si rrjedhojë e rritjes së çmimeve, Qeveria e Kosovës paska vendosur ta dyfishojë tatimin në pronë për shumë qytetarë, duke ua rënduar edhe me tej gjendjen veç se të rënduar ekonomike”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, kjo politikë e Qeverisë për t’i ngarkuar qytetarët me tatime më të larta në këtë kohë krize është vështirë e kuptueshme dhe “flet më së miri për kapacitetet e dobëta qeverisëse e shpërfilljen që kjo Qeveri po i bën vështirësive me të cilat po ballafaqohen qytetarët”.
“Me politika si kjo, Qeveria e Kosovës po dëshmon se është duke jetuar e shkëputur nga realiteti i zymtë ekonomik që po mbretëron në Kosovë!”, ka përfunduar Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOrigjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Prapaskenat e krisjes mes Edi Ramës dhe Janullatosit
Hakohet llogaria e BERZH-it në Twitter
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama