Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Dane Iliev, në një deklaratë për media ka konsideruar se Prokuroria Publike duhet t’i përgjigjet raporteve që i ka dërguar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por edhe të shqyrtojë të gjitha indikacionet për korrupsion, pasi siç tha ai, në të kundërtën është normale që të lindin dyshimet te qytetarët se Prokuroria është e ndikuar politikisht dhe nuk po merr veprime konkrete me qëllim. Ai beson se vetëm një koncept i ri do të zgjidhë çështjet e efikasitetit në Prokurorinë Publike
Një ndër kushtet themelore për të shkuar drejt Bashkimit Evropian është që Maqedonia e Veriut të ketë një shtet të së drejtës, sundim të ligjit dhe respektim të të drejtave të njeriut. Derisa perceptimi aktual i sistemit gjyqësor në vendin tonë nga ana e qytetarëve është se sistemi gjyqësor është shpërfillës, i partizuar dhe institucionet e drejtësisë janë jofunksionale. Pra sipas qytetarëve, gjyqësori nuk e kryen funksionin e tij si pushteti i tretë dhe si korrigjues i pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv.
Është më se e qartë se i gjithë sistemi i drejtësisë është nën kontroll të fortë politik dhe prej tre dekadash funksionon ekskluzivisht si zgjatim i pushtetit ekzekutiv. Këto fakte forcohen edhe nga anketat e fundit ku ndjeshëm ka rënë besimi i qytetarëve në gjyqësor por edhe përmes kritikave të ambasadores amerikane Angela Aggeler. Ajo pas zgjedhjes së shefit të ri në Prokurorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, kritikoi mënyrën se si ai u emërua në krye të prokurorisë që duhet ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. E gjithë kjo është një tregues i fortë i devijimeve të të gjithë strukturës shtetërore, e cila ka devijuar nga drejtimi i krijimit të një shteti të së drejtës. Ajo që duhet bërë menjëherë për të filluar rregullimin e situatës në gjyqësor është pavarësimi i plotë i sistemit gjyqësor.
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Dane Iliev, në një deklaratë për media ka konsideruar se Prokuroria Publike duhet t’i përgjigjet raporteve që i ka dërguar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), por edhe të shqyrtojë të gjitha indikacionet për korrupsion, pasi siç tha ai, në të kundërtën është normale që të lindin dyshimet te qytetarët se Prokuroria është e ndikuar politikisht dhe nuk po merr veprime konkrete me qëllim. Ai beson se vetëm një koncept i ri do të zgjidhë çështjet e efikasitetit në Prokurorinë Publike. “E gjithë kjo duhet të zgjidhet me një ligj të ri për procedurë penale, me një koncept të ri të vetë Prokurorisë Publike, e cila sipas konceptit aktual nuk është autoritet i pavarur”, thekson Iliev.
Sipas tij, duhet të ndryshohet sistematikisht mënyra e funksionimit të Administratës Publike dhe të fuqizohen institucionet që të bëjnë punën e tyre si duhet. “Mënyra aktuale e funksionimit lejon që mosndëshkimi të dalë në skenë dhe kjo çon në korrupsion, i cili shumëfishohet shpejt. Për shkak të atij mosndëshkimi ne tani jemi të zhytur në korrupsion. Ne duhet t’u mundësojmë institucioneve që të bëjnë punën e tyre si duhet. Përqendrimi dhe centralizimi i gjithçkaje në Shkup, me një Gjykatë Penale, me një Prokurori për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e gjithë kjo për momentin është jofunksionale”, ka shpjeguar Iliev.
Nga ana tjetër, zvarritja e proceseve gjyqësore është bërë tani më e zakonshme në vendin tonë dhe nuk ngrihet pluhur për vonesat e stërzgjatura deri në marrjen e një epilogu përfundimtar të një procesi gjyqësor. Por me fillim të vitit 2023 do të ndryshohet sistemi i menaxhimit me lëndët në Prokuroritë Publike në Maqedoninë e Veriut. Nga Ministria e Drejtësisë, bëjnë të ditur se për zbatimin e këtij sistemi janë trajnuar të gjithë prokurorët publikë dhe të punësuarit e tjerë dhe pritet që gjendja e lëndëve të mund të shihet në çdo moment si dhe përmirësim të arkivimit dhe ruajtjes së dokumentacioneve. “Bashkë në koordinim me Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar ndryshimin e plotë dhe të pandërprerë të sistemit të menaxhimit të lëndëve në prokuroritë publike duke filluar nga një janari i vitit 2023“, thonë nga Ministria e Drejtësisë
Nga atje sqarojnë se sistemi i ri do të jetë një mjet i cili do të sigurojë ruajtjen e informacioneve të Prokurorive Publike, e cila do të mundësoj që në çdo kohë të shihet gjendja e lëndëve. Pra me këtë do të sigurohet një rrjedhë e pandërprerë e të dhënave, ndërsa qëllimi thelbësor është zhvillimi dhe automatizimi i proceseve në prokurorinë publike, përmirësimin e rrjedhës së informacioneve përmes digjitalizimit, arkivimit dhe ruajtjes së dokumentacionit duke garantuar një shkallë të lartë të sigurisë, kontrolli gjatë qasjes dhe komunikim të automatizuar. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë