LAJMI I FUNDIT:

Sveçla takoi Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara, e njoftoi për situatën në komuna ku kishte vërshime

Sveçla takoi Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara, e njoftoi për situatën në komuna ku kishte vërshime

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Arnhild Spence, ku diskutuan për gjendjen e përgjithshme pas vërshimeve që ndodhën në Kosovë.

Sveçla, e njoftoi Spence për gjendjen e përgjithshme e cila është për momentin në komunat ku ka pasur vërshime më të mëdha dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet qendrore dhe lokale të
Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz, megjithatë theksoi se dëmet janë shumë të mëdha.


“Menjëherë pas fillimit të vërshimeve, MPB ka ngritur gatishmërinë shtetërore dhe ka bërë koordinimin e veprimeve së bashku me agjencitë ekzekutive dhe komunat, që fillimisht të evakuojnë të gjithë banorët dhe të mos kemi viktima në njerëz”, theksoi ministri Sveçla.

Ministri theksoi se në kuadër të Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme po vijon koordinimi i intervenimeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu po bëhet sigurimi i kërkesave të pranuara nga Shtabet Emergjente të komunave.

Ndërsa Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Arnhild Spence, e falënderoi ministrin Sveçla për rezymenë e përgjithshme për situatën pas vërshimeve dhe vuri në pah se UN ka gatishmëri që të ndihmojë familjet dhe qytetarët që janë prekur nga vërshimet.

Ditëve në vijim do të vazhdojë koordinimi me Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe agjencitë e saj, në mënyrë që të realizohen kërkesat dhe nevojat e pranuara nga komunat dhe nga qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori