LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari vazhdon të jetë në arrati pas të shtënave masive në Kaliforni nga ku mbetën të paktën 10 të vdekur dhe të tjerë të plagosur

I dyshuari vazhdon të jetë në arrati pas të shtënave masive në Kaliforni nga ku mbetën të paktën 10 të vdekur dhe të tjerë të plagosur

Një i dyshuar vazhdon të jetë në arrati pasi të paktën 10 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në një klub vallëzimi në Monterey Park, Kaliforni.

Bëhet fjalë për një ngjarje që ndodhi të shtunën vonë (sipas kohës lokale) në një zonë ku njerëzit ishin mbledhur për të festuar Vitin e Ri Hënor, thanë autoritetet, përcjell Telegrafi.


Kapiteni Andrew Meyer nga Byroja e Vrasjeve e Departamentit të Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit konfirmoi herët të dielën se 10 viktima u shpallën të vdekura në vendngjarje, me 10 të tjerë të dërguar në spitalet lokale në kushte të ndryshme, nga të qëndrueshme në ato kritike.

https://twitter.com/dessthemess/status/1617063254504931329?s=20&t=o4SE_Qlh_29R93Spb3XHtw

Meyer tha se i dyshuari, të cilin autoritetet më herët e identifikuan si mashkull, u largua nga vendi i ngjarjes pas të shtënave dhe mbetet i lirë.

Të paktën dhjetë të vrarë nga të shtënat në Los Angeles
Lexo po ashtu Të paktën dhjetë të vrarë nga të shtënat në Los Angeles

Njerëzit po “shpërndaheshin nga vendi duke bërtitur” kur oficerët arritën në sallën e vallëzimit rreth orës 22:30, tha Meyer, duke shtuar se oficerët hynë në klub ndërsa zjarrfikësit trajtonin të plagosurit.

https://twitter.com/GraceFrank159/status/1617182111152103425?s=20&t=o4SE_Qlh_29R93Spb3XHtw

Meyer tha se nuk kishte informacion të mëtejshëm për armën e zjarrit të përdorur në atë moment.

Ai shtoi se është shumë herët në hetim për të ditur nëse personi i armatosur njihte ndonjë nga viktimat ose nëse ishte një krim urrejtjeje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 90 ushtarë që ishin zënë rob lufte nga të dyja palët

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 90 ushtarë që ishin zënë rob lufte nga të dyja palët

Evropa
Kalo në kategori