LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet zëvendësministri ukrainas i Infrastrukturës, dyshohet se përvetësoi fondet e dedikuara për rindërtimin e infrastrukturës

Arrestohet zëvendësministri ukrainas i Infrastrukturës, dyshohet se përvetësoi fondet e dedikuara për rindërtimin e infrastrukturës

Zëvendësministri ukrainas i Infrastrukturës, Vasyl Lozynskyy, është arrestuar nën dyshimin për përvetësim të fondeve të destinuara për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar në vend.

Një hetim i kryer nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU), zbuloi se fondet publike të përvetësuara ishin caktuar për burime alternative të energjisë gjatë muajve të dimrit, raporton CNN.

Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës, konfirmoi arrestimin e Lozinskyyt në faqen e saj zyrtare në Facebook, transmeton Telegrafi.


Sipas NABU, Lozynskyy akuzohet se ka marrë 400 mijë dollarë përfitime të paligjshme. NABU pretendon se zëvendësministri ka marrë para për të lehtësuar nënshkrimin e kontratave për blerjen e pajisjeve dhe makinerive.

Gjithashtu thuhet se verën e kaluar u ndanë rreth 49 milionë dollarë për t’i siguruar popullatës burime alternative të energjisë, ngrohjes dhe ujit në dimër për shkak të situatës së shkaktuar nga shkatërrimi i infrastrukturës kritike.

Nga hetimi u konstatua se një numër zyrtarësh të pushtetit ekzekutiv qendror dhe rajonal, kanë vendosur të përvetësojnë një pjesë të fondeve publike.

Për ta arritur këtë, në një marrëveshje të fshehtë me një grup ndërmjetësuesish, kanë siguruar që kontratat e prokurimit të jenë lidhur me subjekte biznesi, çmimi i të cilave ishte mbivlerësuar me gati 7.6 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Serbia

"Gjithçka ishte në zjarr", dëshmitarët përshkruajnë sulmin vdekjeprurës rus në Lviv

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Botë
Jep dorëheqje ministri i Jashtëm i Ukrainës

Jep dorëheqje ministri i Jashtëm i Ukrainës

Evropa
Francezi Arnaud angazhohet për t’i luftuar “dezinformatat”, gazetarët në Serbi thonë se ekipi propagandistik i Vuçiqit shfaqet në një detyrë të re

Francezi Arnaud angazhohet për t’i luftuar “dezinformatat”, gazetarët në Serbi thonë se ekipi propagandistik i Vuçiqit shfaqet në një detyrë të re

Serbia
Kalo në kategori