LAJMI I FUNDIT:

Prej katër muajsh jeton në pyll për të shmangur ftesën për luftë në Ukrainë, i riu nga Rusia tregon sfidat më të cilat ballafaqohet

Prej katër muajsh jeton në pyll për të shmangur ftesën për luftë në Ukrainë, i riu nga Rusia tregon sfidat më të cilat ballafaqohet

Kur Vladimir Putin njoftoi për mobilizimin e pjesshëm të burrave ruse në shtator të vitit të kaluar, Adam Kalininit (ky nuk është emri i tij i vërtetë), i është dashur të vendosë që gjëja më e mirë që mund të bënte ishte të zhvendosej në pyll.

Ky ekspert i fushës së teknologjisë informative nga fillimi ishte kundër luftës, mori edhe dënim dhe i kaloi dy javë në paraburgim, pasi në murin e ndërtesës kolektive ku jetonte kishte vendosur një transparent “nuk dua luftë”, transmeton Telegrafi.

Kur Rusia njoftoi se do të mobilizojë 300 mijë burra që të ndihmojnë bashkëluftëtarët në luftën në Ukrainë, të cilën po e humb – ai nuk deshi të rrezikojë që të dërgohet në vijën e frontit dhe të vret ukrainas.


Por për dallim nga qindra mijëra tjerë, ai nuk ishte edhe për idenë që të largohet nga vendi.

“Largimi ka qenë një hap i vështirë nga zona e tij e komforit. As këtu nuk është mirë, por po të dërgohesha do ta kisha më të vështirë në aspektin psikik”, tha ai për BBC.

Kështu vendosi të marrë vendimin e vështirë, u përshëndet nga gruaja dhe u nis drejt pyllit, ku jeton në një tendë prej katër muajsh.

Ai përdor një antenë të lidhur në pemë që të ketë qasje në internet, dhe panelet solare për energji elektrike.

Thotë se po i mbijeton temperatura deri në minus 11 gradë celsius, dhe po mbijeton nga rezervat e ushqimit që ia dërgon gruaja.

Frikësohet se mund të ftohet në luftë

Jeta jashtë rrjetit, thotë se është mënyra më e mirë që të shmang ftesën për luftë. Nëse autoritetet nuk arrijnë fizikisht t’ia dorëzojnë ftesën, nuk mund ta detyrojnë që të shkojë në luftë.

“Nëse fizikisht nuk ma dorëzojnë, atëherë nuk mund të mobilizojnë. E kjo metodë e imja përdoret në 99 për qind të rasteve tek ata që nuk duan të shkojnë në luftë”, tha ai.

Në njëfarë mënyre, Kalinin po tenton ta vazhdojë jetën si më parë. Akoma punon tetë orë në ditë në punën e njëjtë, edhe pse gjatë dimrit, e ka të kufizuar dritën natyrale, nuk ka energji të mjaftueshme solare që të punojë tërë ditën, kështu orët e mbetura i kompenson gjatë vikendit.

Disa prej kolegëve të tij tani janë në Kazakistan, që gjithashtu janë larguar nga Rusia pasi filloi mobilizimi, por linja e tij e internetit përmes antenës së forcuar në pemë, po i mjafton të komunikojë dhe kjo nuk po i paraqet ndonjë problem.

Ai gjithashtu është adhurues i flaktë i natyrës, ku shumicën e festave dhe vikendet i kalonte duke bërë “kamping” në jug të Rusisë së bashku me gruan e tij. E kur mori vendimin që të zhvendoset në pyll, kishte tashmë pjesën më të madhe të pajisjeve për të cilat kishte nevojë.

Rol të madh në mbijetesën e tij ka edhe gruaja e tij që e vizitoi Kalinin në kamp disa ditë para Vitit të Ri. Ajo çfarë tri javë i dërgon rezerva të ushqimin në vendin ku mund të takohen shkurtimisht. Më pas ato rezerva të ushqimit i dërgon në një vend më të sigurtë. Gatuan në një “shpellë të improvizuar”.

“Kam tërshërë, çaj, kafe, sheqer. Nuk mjaftojnë frutat dhe perimet e freskëta, sigurisht, por nuk është aq keq”, thotë ai.

Shtëpia e re e Kalininit është një tendë e madhe të cilën e shfrytëzojnë edhe për peshkim në akull. Kur për herë të parë arriti në pyll, ngriti dy kampe në një distancë kohore prej pesë minutash, njëri kishte qasje në internet ku edhe e shfrytëzonte për të punuar, e tjetri në një vend më të sigurt ku flinte dhe kalonte natën.

Por edhe pse nuk i është dërguar ftesa, thotë se situata vazhdimisht ndryshon dhe frikësohen se mund të ftohet në të ardhmen, pavarësisht se ekziston një përjashtim për ekspertët nga fusha e teknologjisë informative.

Thotë se edhe pse rekrutimi aktualisht ka marrë fund, kurrë nuk është nënshkruar dekreti me të cilin zyrtarisht do të mbyllej.

Rezistencë e fortë

Vladimir Putin shpalli mobilizimin më 21 shtator, jo shumë kohë pas kundërofensivës ukrainase në rajonin e Kharkivit, ku Kievi arriti të rikthej nën kontroll mijëra kilometra katrorë të territorit të saj që dikur e kontrollonin rusët.

Tha se mobilizimi ishte i nevojshëm për mbrojtjen e Rusisë nga Perëndimi. Por Kalinin thotë se njerëzit me të drejtë i frikësohen asaj se çfarë mund të ndodhë.

“Kemi një shtet totalitar. Në gjashtë muajt e fundit ligjet janë miratuar me shpejtësi të jashtëzakonshme. Nëse tani dikur flet kundër luftës, shtet do ta përndjek”, shtoi ai.

Kalinin thotë se jeta në pyll i ka ofruar edhe një lloj popullaritet në internet, me 17 mijë njerëz që në baza ditore e ndjekin dhe azhurnohen në kanalin e tij në Telegram.

Aty publikon video dhe fotografi të rutinës së tij ditore dhe si arriti të ndërtojë kampet. Veten e quan një introvert që nuk e ka problem të jetë vetëm, dhe këmbëngulë se akoma preferon situatën e tij aktuale sesa të shkojë një vijën e frontit apo në burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Serbia

"Gjithçka ishte në zjarr", dëshmitarët përshkruajnë sulmin vdekjeprurës rus në Lviv

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Botë
Jep dorëheqje ministri i Jashtëm i Ukrainës

Jep dorëheqje ministri i Jashtëm i Ukrainës

Evropa
Francezi Arnaud angazhohet për t’i luftuar “dezinformatat”, gazetarët në Serbi thonë se ekipi propagandistik i Vuçiqit shfaqet në një detyrë të re

Francezi Arnaud angazhohet për t’i luftuar “dezinformatat”, gazetarët në Serbi thonë se ekipi propagandistik i Vuçiqit shfaqet në një detyrë të re

Serbia
Kalo në kategori