LAJMI I FUNDIT:

Këtë model fustani duhet ta ruani për mbrëmje mature, diplomimi, dasmë ose çfarëdo eventi tjetër!

Këtë model fustani duhet ta ruani për mbrëmje mature, diplomimi, dasmë ose çfarëdo eventi tjetër!

Janelle Monáe kombinoi disa tendenca të modës me pamjen e saj në Critics’ Choice Awards

Ylli i “Glass Onion: A Knives Out Mystery” mori pjesë në shfaqjen e çmimeve me një fustan të Vera Wang me prerje të guximshme në secilën anë të ijëve, duke krijuar një formë gjysmëhëne.


Fustani ishte prej tyli dhe i linte vend imagjinatës, por ju mund të zgjidhni një version “nude” (bezhë) nëse nuk preferoni të ekspozoheni shumë.

Monáe e stiloi fustanin me taka të zeza me platformë prej lëkure, një palë vathë dhe një unazë të madhe diamanti.

Pamja magjepsëse e aktores ishte në qendër të vëmendjes kur ajo doli në skenë për të pranuar çmimin e “SeeHer”, i cili nderon “një grua që mbron barazinë gjinore, portretizon personazhet me autenticitet, sfidon stereotipet dhe shtyn kufijtë”, sipas kritikëve.

Monáe u nominua gjithashtu për aktoren më të mirë dytësore për rolin e saj në vazhdimin “Knives Out”, dhe filmi i Netflix është në garë për çmimet e aktrimit më të mirë, komedisë më të mirë dhe filmin më të mirë.

Sidoqoftë, kthehemi tek fustani. Hidhini një sy modelit dhe ruajeni sepse me siguri do t’u duhet në rast se do të keni evente të veçanta ku doni të shkëlqeni.