LAJMI I FUNDIT:

Aktori shqiptar që ngjason me Jason Statham, thotë se njerëzit e ndalojnë në rrugë duke i kërkuar autografe dhe fotografi

Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

Besnik Tafallari është aktori shqiptar me origjinë nga Prizreni, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Ai së fundmi u bë pjesë e filmit shqiptar të zhanrit komedi “Policë për kokë”, ku iu besua një nga rolet dytësore të këtij projekti kinematografik.


Më shumë se sa për profesionin e tij, Besniku njihet për ngjashmërinë e madhe që ka në dukje me aktorin e famshëm të Hollywoodit, Jason Statham.

Besnik Tafallari (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Vite më parë, Telegrafi kishte realizuar një intervistë të tij dhe mikut të tij Max Fraisl, i cili cilësohet si sozia e aktorit Daniel Craig.

Shqiptari nga Prizreni - kopje e Jason Statham bashkë me mikun e tij gjerman - kopje e Daniel Craig, vizitojnë Kosovën
Lexo po ashtu Shqiptari nga Prizreni - kopje e Jason Statham bashkë me mikun e tij gjerman - kopje e Daniel Craig, vizitojnë Kosovën

E teksa ndodhej së fundmi në Prishtinë për premierën e filmit “Policë për kokë”, shqiptari i cilësuar si sozia e Jason Statham, nuk hezitoi që për Telegrafin të tregonte se si njerëzit ende vazhdojnë ta ngatërrojnë atë me aktorin hollivudian kur e shohin në rrugë ose diku.

Jason Statham (Foto: Dave M. Benett/WireImage)

“Kam qenë për pushime në Tajlandë dhe kur më kanë parë, të gjithë kanë menduar se Jason Statham ndodhet atje. Kam bërë fotografi dhe njerëzit janë të kënaqur, sepse shumica prej tyre nuk kanë fatin të bëjnë fotografi me Jason Statham edhe e shfrytëzojnë rastin të bëjnë fotografi me sozinë”, tha Besnik Tafallari për Telegrafin.

Besnik Tafallari (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Por edhe pse i ngjan skajshmërisht, prezrenasi thotë se nuk ka pasur deri më tani kurrë mundësinë në jetën e tij që të takohet nga afër me aktorin hollivudian.

“Jo, ende nuk e kam takuar”, u përgjigj ai kur u pyet nga Telegrafi për këtë çështje.

'Shqiptari' në rolin e Vezirit të Madh në "Rise of Empires: Ottoman II" të Netflix - Nik Xhelilaj flet për sukseset në kinematografinë turke
Lexo po ashtu 'Shqiptari' në rolin e Vezirit të Madh në "Rise of Empires: Ottoman II" të Netflix - Nik Xhelilaj flet për sukseset në kinematografinë turke

Besniku përndryshe në “Policë për kokë” i është besuar një nga rolet negative, përkatësisht ai i truprojes së politikanit të përfshirë në trafikun e drogës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori