LAJMI I FUNDIT:

Allegri ishte i pari që foli nga Juventusi, ai u dërgoi një mesazh të fortë lojtarëve dhe tifozëve

Allegri ishte i pari që foli nga Juventusi, ai u dërgoi një mesazh të fortë lojtarëve dhe tifozëve

Trajneri i Juventusit, Massimliano Allegri, ishte i pari që foli publikisht pas dënimit të ashpër që mori ‘Zonja e Vjetër’ për mashtrim financiar, që i kushtoi 15 pikë dhe efektivisht shkatërroi të gjitha ambiciet e tyre këtë sezon.

Shkak për këtë vendim është bërë politika e dyshimtë e transferimeve të klubit, në të cilën janë dënuar edhe drejtuesit e Zonjës së Vjetër nga periudha e diskutueshme nga viti 2019 deri në fillim të vitit 2021.

Praktikisht kjo do të thotë se Juventusi nga vendi i tretë do të bjerë në pozitën e 10-të ose të 11-të, pra se do të zbresë nga 37 pikë në 22 pikë.


Juventusi do të presë Atalantën në stadiumin e tyre të dielën nga ora 20:45, ndërsa në konferencë për media ka folur i pari Max Allegri.

“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme dhe do të jetë e veçantë për atë që ndodhi. Duhet të bashkohemi edhe më shumë dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe në fund të çdo gjëje duhet të mendojmë vetëm për fushën”.

“Ne duhet të marrim pikë. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë nesër sepse kjo do të na mundësonte të arrijmë vendin e shtatë në tabelë, dhe më pas kemi detyrime në Ligën e Evropës dhe Kupën e Italisë. Ne duhet të bëjmë më të mirën. Këto çështjet ligjore kanë të bëjnë me klubin dhe sigurisht që edhe ne do të ankohemi”.

“Duke pasur parasysh tabelën e ligës duhet të përpiqemi të fitojmë dhe kështu do të kemi 25 pikë. Javën tjetër kemi Pogba dhe Vlahovic që kthehen. Iishim në garë për Ligën e Kampionëve, qoftë edhe titullin kampion, por gjithsesi mendoj se mund të dalim nga çdo gjë më të fortë si individë dhe të përkushtuar dhe të vendosur për të bërë atë që pritet prej nesh. Sigurisht, kjo është një fitore”, ka thënë Allegri.

Pas kësaj, ai tha se në çdo rast do të mbetet trajner i Juventusit dhe se “burrat e vërtetë” duhet të tregohen në kohë të vështira si kjo.

“Unë jam trajner i Juventusit dhe do të mbetem i tillë, nëse nuk më shkarkojnë. Ka momente kur duhet të jemi përgjegjës për atë që jemi dhe atë që bëjmë, dhe kur është e vështirë, atëherë duhet të jemi burra dhe të tregojmë qëndrim. Asgjë nuk ka ndryshuar në skuadër, ne kemi nevojë për forcë të brendshme për t’u rikthyer atje ku i takojmë”, ka thënë Allegri.

Juve tashmë janë mbrapa liderit Napoli me 25 pikë, ndaj do të jetë një mrekulli e vërtetë nëse vendimi mbetet në fuqi dhe Juventusi arrin të luftojë për një vend që të çon në Evropë sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Kalo në kategori