LAJMI I FUNDIT:

Trajnerja shqiptare, Senada Greca kujdeset për linjat e tonifikuara të Kim Kardashianit

Trajnerja shqiptare, Senada Greca kujdeset për linjat e tonifikuara të Kim Kardashianit

Trjanerja e fitnesit, Senada Greca, është një shqiptare me prejardhje nga Elbasani e cila prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka arritur që suksesshëm të arrijë majat në botën e fitnesit duke punuar me emra të mëdhenj dhe të njohur në botë.


Edhe së fundmi, Greca po qëndron prapa linjave joshëse dhe të tonifikuara të yllit televiziv me famë ndërkombëtare, Kim Kardashian.

Foto: Seneda Greca/Instagram

Këtë e ka bërë të ditur vet trajnerja shqiptare përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Seneda ka publikuar disa fotografi ku shihet përkrah yllit 41 vjeç duke thënë se është një nderë për të që të trajnohet me Kimin.

“Gruaja më punëtore në dhomë! Po e keni dëgjuar mirë! Është nderi im të stërvitem me Kim dhe të shoh personin që ajo është me të vërtetë: punëtore, e përkushtuar, e qëndrueshme dhe e kujdesshme. Ajo punon për 2 orë dhe nuk ankohet kurrë, edhe kur e shtyj të kalojë atë që ajo do të mendonte se janë kufijtë e saj. Unë e di forcën që qëndron brenda saj dhe tani, së bashku, ne po punojmë që Kim të hyjë në forcën e saj. Jam as e emocionuar për këtë udhëtim”, ka shkruar Greca në mbishkrimin e fotove.

Greca më parë ka punuar edhe me emra të njohur si: Eva Longoria, Alex Rodriguez dhe Bebe Rexha.

Nga Shqipëria drejt majave të suksesit botëror në fitnes – Njihuni me Senada Grecën, trajneren shqiptare të ndjekur nga miliona njerëz në botë
Lexo po ashtu Nga Shqipëria drejt majave të suksesit botëror në fitnes – Njihuni me Senada Grecën, trajneren shqiptare të ndjekur nga miliona njerëz në botë

Kujtojmë që në një intervistë për Telegrafin, Seneda kishte folur për rrugëtimin e saj dhe atë se si ka arritur të realizonte ëndrrën e saj duke bërë që pasioni i saj për fitnesin të kthehej në karrierë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori