LAJMI I FUNDIT:

​Prishtina e gatshme për t’i ndihmuar komunat që u vërshuan nga uji

​Prishtina e gatshme për t’i ndihmuar komunat që u vërshuan nga uji

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur gatishmëri për t’i ndihmuar komunat që po përballen me vështirësi si pasojë e vërshimeve nga uji/

Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se ndjehet i pikëlluar të shoh vërshime në vende të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë shkaktuar dëme dhe kanë trazuar jetën e qytetarëve.

“Kryeqyteti ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë të gjitha komunave të cilat gjenden në vështirësi si pasojë e vërshimeve”, ka shkruar ai.


Tutje, Rama ka bërë të ditur se në vendbanimet e Komunës së Prishtinës gjendja është stabile.

“Sektori për Siguri dhe Emergjenca i Drejtorisë së Inspekcionit të Kryeqytetit, tashmë i ka ardhur në ndihmë Komunës së Mitrovicës. Në këto kohë të vështira, të qëndrojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin”, ka përfunduar i pari i Prishtinës. /Telegrafi/