Rrezikun më të madh për bizneset e tyre, ndërmarrjet e pyetura nga Allianz, kompania më e madhe e sigurimeve në Europë, vazhdojnë ta shohin tek sulmet kibernetike.
Dhe kanë të drejtë për këtë. Kjo ndodh sepse shpenzimet e shkaktuara nga ndërprerja e punës janë të mëdha, sipas vlerësimeve ato kanë arritur në gjithë botën në 923 milionë euro (1 miliardë dollarë), shifër që është gati sa një për qind e prodhimit të brendshëm bruto të botës.
Dhe sipas vlerësimeve të AGCS, një firmë nënkontraktuese e Allianz, shpenzimet mesatare për çdo firmë janë rritur duke arritur rekord të ri. “Pasojat në gjithë botën janë të mëdha,” thotë Shanil Williams. Ai është anëtar i bordit drejtues të AGCS, kompanisë së sigurimeve të ndërmarrjeve dhe industrisë, që varet nga Allianz, raporton DW, transmeton Telegrafi.
Problemi më i madh vjedhja e të dhënave
Vjedhja e të dhënave përbën problemin më të madh për ndërmarrjet, duke u pasuar direkt nga shantazhi që bëhet prej infiltrimit të softuerëve të dëmshëm. Nuk ka shumë kohë që një sulm i rëndë hakerash bërë kundër furnizuesit të automjeteve, Continental, përfundoi në titujt e gazetave.
Ky është përfundimi i nxjerrë nga barometri i rreziqeve, prezantuar (17.01) nga Allianz. Për të përgatitur barometrin, AGCS, pyeti deri në fund të nëntorit mbi 2700 ekspertë të çështjeve të sigurisë dhe menaxherë ndërmarrjesh nga 94 vende. Gati gjysma e forcave drejtuese të marra në pyetje, kanë qenë drejtues të ndërmarrjeve të mëdha me volum pune më të madh se 500 milionë dollarë në vit.
AGCS bazohet në vlerësimet, sipas të cilave shpenzimet mesatare shkaktuar për ndërmarrjet pas një vjedhjeje të dhënash janë rritur në vitin 2022, duke arritur shifrën rekord prej 4,35 milionë dollarësh. Për vitin 2023 pritet që kjo shifër të arrijë në mbi pesë milionë dollarë.
Shqetësim të madh për sulmet e mundshme kibernetike kanë sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. “Ndërmarrjet e mëdha kanë zhvilluar tashmë mekanizma mbrojtëse, kurse ndërmarrjet e vogla që nuk kanë investuar në parandalimin e sulmeve dhe për sigurimin, janë më të prekshme,” thotë zëdhënësi i AGCS, Hugo Kidston.
Shtohen shqetësime të reja
Ndërkohë që në sondazhin e para një viti, sulmet kibernetike përbënin rrezikun numër një, me pandeminë dhe luftën e Ukrainës, kanë dalë në plan të parë shqetësime të reja. Frika nga problemet e përgjithshme ekonomike ka kaluar nga vendi i dhjetë në vend të tretë, direkt pas ndërprerjes së punës për shkak të sulmeve kibernetike. Aktualisht, shqetësimin më të madh e shkakton inflacioni i lartë. Dhe viti 2022 karakterizohej natyrisht edhe nga kriza energjetike dhe shqetësimet për furnizimin e mjaftueshëm dhe të përballueshëm me energji.
“Për ndërmarrjet ky ka qenë kthim tek llogaritjet fillestare ekonomike,” shpjegon krye-ekonomisti i Allianz, Ludovic Subran. Menaxhimi i shpenzimeve është kthyer në mjetin kryesor, për të vënë nën kontroll rritjen e rrogave, inflacionin e përgjithshëm ose rritjen e çmimit të energjisë. “Unë mendoj se kthimi i ndërmarrjeve tek këto çështje banale, u bë në mënyrë kaotike tek shumë prej tyre. Por për ne nuk është çudi, që këto shqetësime morën medaljen e bronztë.”
Skema e rëndësisë së çështjeve, ndryshon në Gjermani nga ajo në nivel global. Ndërprerja e punës për shkak të sulmeve kibernetike është në vend të parë. Shqetësimet për çmimin e energjisë dhe furnizimin me energji zënë vendin e tretë.
Për herë të parë në listën e dhjetë rreziqeve më të mëdha për ndërmarrjet shfaqet mungesa e forcave të specializuara, që është në vend të tetë. Në Gjermani, shqetësimet për mungesën e personelit duket se janë më të mëdha, duke zënë këtu vendin e gjashtë në listë.
Po ndryshimi i klimës?
Duket se ndërmarrjet nuk e shohin më Coronan si rrezik të madh: Pandemia është zhdukur nga dhjetë të parët e listës, duke kaluar në rangjet e fundit. Peshë kanë humbur për menaxherët dhe drejtuesit e ndërmarrjeve edhe ndryshimi i klimës dhe katastrofat natyrore.
Ndryshimi i klimës ka rënë nga vendi i gjashtë në vend të shtatë, katastrofat natyrore nga vendi i tretë para një viti, kanë kaluar në vend të gjashtë këtë vit.
Rezultate të ngjashme nxori në pah edhe studimi i publikuar (16.01) në Davos, nga firma e konsultimit të ndërmarrjeve PWC. Sipas tij, optimizmi i drejtuesve të ndërmarrjeve ka rënë në gjithë botën. Ndërkohë gati tre të katërtat e gjithë menaxhereve dhe menaxherëve presin të ketë rënie të prodhimit ekonomik botëror.
Një vit më parë vetëm 15 prej tyre ishin të këtij mendimi. Në Gjermani pesimizmi është edhe më i madh: Sipas sondazheve, 82 për qind e menaxherëve mendojnë se do ketë rënie të prodhimit ekonomik botëror. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSamsung do të lejojë përdorimin e telefonave Galaxy si çelësa inteligjentë
Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta
Ky truk i Google Maps do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë
Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?
Kush është në bordin e OpenAI – ‘grupi që qëndron pas largimit’ të Sam Altman
Meta prezanton Movie Gen, modeli i ri me Al për gjenerimin e videove
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit