LAJMI I FUNDIT:

Arratisja nga burgu i Idrizovës, paralajmërohen shkarkime të reja

Arratisja nga burgu i Idrizovës, paralajmërohen shkarkime të reja

Arratisja si në filma e të burgosurit Bekim Memeti nga Burgu i Idrizovës bëri që të suspendohen 4 policë, në mesin e të cilëve edhe komandanti i burgut, Sërgjan Dimitrijevski si dhe drejtori për Zbatimin e Sanksioneve, Marijan Spasovski. Megjithatë ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski paralajmëroi që shkarkimet nuk do të përfundojnë me kaq, por në këtë listë mund të gjendet edhe drejtori i burgut të Idrozovës. Por ky i fundit në një deklaratë me shkrim për Alsat thotë se nuk pret të shkarkohet ndërkaq shpreson që i arratisuri të kapet sa më shpejtë.

“E sigurojmë opinionin se do të zbardhen të gjitha rrethanat e arratisjes së të burgosurit dhe pas konstatimit të përgjegjësisë së mundshme të shërbimeve nën autoritetin e drejtpërdrejtë të Burgut të Idrizovës do të ndërmerren masa përkatëse. Institucionet kompetente veprojnë shpejt dhe shpresojmë që i arratisuri të mos ketë sukses në synimin e tij për të shmangur vuajtjen e dënimit me burg. Sa i takon deklaratës së ministrit Tupançevski personalisht nuk e shoh veten te përfshirë në deklaratën e tij”, tha Shpend Tairi, drejtor i Burgut të Idrizovës.


Edhe pse burimet e Alsat thonë që partneri i koalicionit qeverisës, përkatësisht Alternativa, nuk pajtohet që të shkarkohet drejtori i Burgut të Idrizovës nga radhët e kësaj partie, Shpend Tairi, i pari i drejtësisë dje përmes një deklarate nuk përjashtoi shkarkimin e tij nga detyra.

“Por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalet këtu me shkarkimet, thjesht duhet të zbulohet se kush është i përfshirë në tërë këtë punë, qoftë edhe formalisht, mund të mos kishte pasur ndikim të drejtpërdrejtë apo kompetenca të drejtpërdrejta për këtë rast, por definitivisht ndonjëherë duhet të bartet përgjegjësi edhe për aspektin formal. Nuk përjashtohet as shkarkimi i drejtorit të Idrizovës”, u shpreh Nikolla Tupançevski, Ministër i Drejtësisë.

E përderisa hetimet vijojnë ndërsa të dyshuarit ngelen në paraburgim, dje Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi drejtorin e ri të Njësitit për Zbatimin e Sanksioneve, Jovica Stojanoviq. Ai edhe më herët kishte ushtruar këtë detyrë dhe pikërisht në periudhën kur ky i fundit kishte qenë drejtorë, përkatësisht në vitin 2019 në punë ishte pranuar komandanti i Burgut të Idrizovës Srgjan Pop Dimitrijevski i cili më herët kishte qenë i dënuar për ryshfet ndërkaq aktualisht dyshohet për ndihmë gjatë arratisjes së të burgosurit Memeti.

Bekim Memeti i cili aktualisht kërkohet me urdhërarrest ndërkombëtar u arratis nga Burgu i Idrizovës një javë më herët. Ai vuante dënimin për vrasje si dhe trafikim me drogë. Në burg ishte prej në dhjetor të vitit 2020. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori