LAJMI I FUNDIT:

Polici në Ohio filmohet duke e goditur disa herë me grusht në fytyrë një grua

Polici në Ohio filmohet duke e goditur disa herë me grusht në fytyrë një grua

Mediat amerikane kanë publikuar një video, ku shihet një polic në Ohio duke goditur disa herë me grusht në fytyrë një grua derisa po tentonte ta arrestonte.

Videoja është postuar të martën mbrëma nga Dayton 24/7 Now, ku shihet polici i Butler Township duke e goditur Latinka Hancock, të cilën e kap për fyti, transmeton Telegrafi.


Pas këtij sulmi raportohet se Hancock është dërguar në spital për trajtim, nga ku u bë e ditur se ka pësuar lëndime në kokë.

Incidenti kishte ndodhur kur Hancock ishte përfshirë në një përplasje verbale me punonjësit e McDonald’s, pasi kishte porositur një hamburger të madh me shumë djathë, ndërsa asaj i është dhënë një i zakonshëm.

Autoritetet kanë publikuar pamjet e kamerës së vendosur në uniformën e policisë, ku shihet Hancock duke bashkëpunuar me autoritetet para se të goditej.

Në anën tjetër, departamenti i policisë do të fillojë hetimet për veprimet e zyrtari policor, dhe aktualisht është pezulluar nga puna deri në vendimin e fundit.

Në videon njëminutëshe, policët shihen duke e kapur për krahu Hancockun derisa ajo po tentonte të lirohej nga ta.

Ajo më pas fillon përplasjen verbale me ta – duke ngritur duart lart, por në një moment njëri prej tyre e godet disa herë me grusht në fytyrë.

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori