LAJMI I FUNDIT:

Shala: Edhe pse ekspertët thonë se nuk është praktikë e mirë, LDK voton pro tërheqjes së Trustit

Shala: Edhe pse ekspertët thonë se nuk është praktikë e mirë, LDK voton pro tërheqjes së Trustit

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se ndonëse tërheqja e kursimeve nuk shihet si një veprim i mirë nga ana e ekspertëve, Qeveria e Republikës së Kosovës, e kryesuar nga Kurti, nuk ka lënë vend për zgjidhje tjetër

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka thënë se LDK-ja do të votoj pro tërheqjes së mjeteve të Trustit në seancën plenare të radhës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, Shala ka thënë se ndonëse tërheqja e kursimeve nuk shihet si një veprim i mirë nga ana e ekspertëve, e njëjta është edhe e domosdoshme ngase sipas tij, Qeveria nuk ka lënë zgjidhje tjetër.


“Ajo çështje do të jetë nesër sërish në rendin e ditës. Në thelb, ekspertët tanë mendojnë se nuk është një praktikë e mirë por problemi është që Qeveria nuk ka ndërmarrur asnjë masë tjetër dhe e ka bërë të domosdoshme mundësinë e tërheqjes së një pjese të kursimeve dhe ne nesër do të votojmë ‘për’”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, Shala morri edhe kritika nga analisti Astrit Gashi se i njëjti  po qëndronte i heshtur në Kuvend. Lidhur me këtë, Shala ka thënë se ka mendimin që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk kupton por edhe kur Shala flet, Kurti hesht.

“Nuk ka asnjë rëndësi se di do dukej opozita, së paku opozita e LDK-së nëse Kryeministri do të kishte të drejtë. Po ajo që LDK-ja po kërkon të ulë taksat quhet ‘politikë fiskale’ dhe atë po e bëjnë të gjithë. Pse? Sepse e ulë normën e inflacionit domethënë është shumë e thjeshtë. Edhe nëse teorikisht kryeministri e fiton një debat përballë LDK-së, jashtë do të kemi të njëjtën normë të inflacionit,  të njëjtat çmime, të njëjtën pasiguri, mungesë të investimeve, të gjitha. Por edhe në këtë kuptim retorik, unë nuk mendoj që Kryeministri i Kosovës është i zoti të fitojë ndonjë debat sepse për nga natyra ai është autologjik. Unë personalisht nuk kam çka flas për të sepse kam mendimin që ai nuk kupton por edhe kur flas, ai nuk flet. Përpos kësaj, përpiqet që në përballje direkte të shmang LDK-në. Se pse duhet t’a pyesni atë”, ka deklaruar ai.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës të enjten e 19 janarit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Kalo në kategori