LAJMI I FUNDIT:

Vrau pesë persona për tetë minuta, zbulohen pamjet që tregojnë të armatosurin rrugëve në Plymouth të Anglisë – në gusht të vitit 2021

Vrau pesë persona për tetë minuta, zbulohen pamjet që tregojnë të armatosurin rrugëve në Plymouth të Anglisë – në gusht të vitit 2021

Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin rrëqethës kur një burrë bredh rrugëve me armë gjahu për disa minuta duke vrarë pesë persona në Plymouth, Angli.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sophie Martyn tre vjeçare, babai i saj, Lee, 43 vjeç, Stephen Washington, 59 vjeç dhe Kate Shepherd, 66 vjeç, vdiqën të gjithë gjatë kësaj ngjarje tmerruese.

Sulmuesi Jake Davison, 22 vjeç, vrau gjithashtu nënën e tij 51-vjeçare Maxine përpara se të vazhdonte me të tjerët dhe pastaj të kthente armën kundër vetes.

Tani janë publikuar pamjet e vrasësit duke ecur rrugëve gjatë sulmit të përgjakshëm.

Davison mund të shihet duke mbajtur armën e zjarrit pasi “ka zgjedhur rastësisht disa të huaj plotësisht të pafajshëm”.

Siç bëhet e ditur, më 12 gusht 2021, Davison qëlloi për herë të parë nënën e tij pas një sherri me të.

Më pas, Davison largohet nga shtëpia në orën 18:08 pasi goditi dy herë nënën e tij.

Pas kësaj ai filloi tmerrin duke qëlluar në disa të tjerë.

Një dëshmitar tha: “Nuk kishte asnjë ndihmë për ta”.

Fqinjët e tmerruar filluan të telefonojnë 999 për të raportuar të shtënat pasi dëgjuan një “bang”.

Njëri tha: “Ai qëllonte kudo”.

E gjithë kjo ngjarje me të shtëna zgjati tetë minuta midis vrasjes së nënës së tij dhe viktimës së tij të fundit.

Dhe në fund ai është parë duke qëlluar veten në fyt me armë gjahu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Evropa
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Botë
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Evropa
Kalo në kategori