LAJMI I FUNDIT:

Selim Ibraimi e vlerëson gabim futjen e ASH-së në Qeveri

Selim Ibraimi e vlerëson gabim futjen e ASH-së në Qeveri

Analisti politik Selim Ibraimi e vlerëson gabim futjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se “për të përshpejtuar copëtimin e BDI-së së Ahmetit, opozita aktuale shqiptare në Maqedoni e sidomos ASH duhet të përmbahet nga bashkimi me qeverinë aktuale”.

“Për të përshpejtuar copëtimin e BDI-së së Ahmetit, opozita aktuale shqiptare në Maqedoni e sidomos ASH duhet të përmbahet nga bashkimi me qeverinë aktuale të Kovaçevskit dhe Ahmetit. Veprimi i ASH- së e i krahut të Mexhitit dhe mbështetësve të tij do të favorizojë zgjedhje të reja në Maqedoni, ndoshta në fund të vitit 2023 ose 24”.


“Krahu i liderit aktual Ali Ahmeti mund të fitojë disa deputetë me mundësi të mospérfshirjes në qeverinë e ardhshme. Reputacioni i ultë i Ahmetit, Grubit dhe i Osmanit do të defaktorizojë këtë krah në dy vitet e ardhshme”, shkruan Selimi.

Ndryshe, ASH e cila në Kuvendin e RMV-së përfaqësohet me tetë deputetë, pritet t’i bashkohet shumicës parlamentare dhe të merr poste në pushtetin ekzekutiv. Negociatat për futjen e ASH-së në Qeveri i kanë konfirmuar edhe Arben Taravari edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski./Telegrafi/