LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet Kushtetuese në RMV: Pritet të nis debati me shoqërinë civile dhe ekspertët

Ndryshimet Kushtetuese në RMV: Pritet të nis debati me shoqërinë civile dhe ekspertët

Zv. kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq paralajmëroi debat publik në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Gjatë një konference për media, të mbajtur sot në Qeveri, Mariçiq tha se, debati do të fillojë gjatë javëve në vijim, ndërsa do të zhvillohet me organizatat joqeveritare, komunitetin akademik dhe atë të biznesit.

“Ndryshimet kushtetuese do të aktualizohen në javët dhe muajt e ardhshëm edhe në debate me organizatat civile, ekspertë, edhe në raport me përmbajtjen e tyre, por edhe në raport me rëndësinë e tyre politike. Rëndësia politike është shumë më shumë se vetëm ndryshime politike të një pjese të preambulës dhe të një amendamenti të komitetit të marrëdhënieve mes bashkësive”, tha Bojan Mariçiq, zv. kryeministër për çështje evropiane

Ai rikujtoi se, këto ndryshime kushtetuese kanë rëndësi për miratimin nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian.


“Ai debat shoqëror që do të zhvillohet me organizatat civile, me komunitetin akademik, me komunitetin e biznesit rreth rëndësisë politike dhe ekonomike dhe rëndësisë së këtyre amendamenteve kushtetuese në afat të gjatë për shtetin tonë, do të jenë hyrje në diskutimin institucional dhe vazhdimi i kësaj procedura brenda në Kuvend. Duhet të jemi të gatshëm dhe duhet që të gjithë të japin kontributin e tyre në këtë proces, që ai të mund të fillojë me sukses, por edhe më e rëndësishme të përfundojë me sukses”, tha Bojan Mariçiq, zv. kryeministër për çështje evropiane.

Kujtojmë se, pas 17 viteve pritje, në korrik të vitit të kaluar vendi filloi negociatat me BE-në, me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, e cila u mbajt pas miratimit të propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedoni së Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese. Si pjesë e kësaj marrëveshje, vendi duhet të përfshijë në preambulën e kushtetutës bullgarët, në mënyrë që të hap kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori