Pesëvjetori i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, e gjeti të ndarë lidershipin serb. Të hënën kur edhe u përkujtua, Serbia nuk pati çfarë të thoshte për zbardhjen e rastit, ndonëse tri vite më parë presidenti serb Aleksandar Vuciq pati thënë se janë afër gjetjes së kryerësve.
Ishte kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ajo që e demantoi Vuçiqin, kur në një konferencë për media tha se ende nuk i kanë emrat e vrasësve dhe as dëshmi të mjaftueshme.
“Ne ende nuk i kemi emrat (e vrasësve të O. Ivanoviqit), dhe deri më tash nuk kemi prova të mjaftueshme”, ka thënë Brnabiq.
Ndërsa më 16 janar 2018, ditën e vrasjes së Ivanoviqit, Vuçiq në prezencë të Brnabiqit pati thënë se shumë shpejt do të dilnin me rezultate.
“Nëse ata nuk gjinden nga Policia e Kosovës, ne do t’i gjejmë ata. Nëse ata nuk gjinden nga Policia e Kosovës, atëherë do t’i gjejmë ne dhe do t’i gjykojmë. Ndoshta do të jenë ata që i kanë djegur veturën (O. Ivanoviqit), ndoshta jo. Unë jam i bindur se rezultati do të vijë shpejt”, pati thënë Vuçiq, transmeton KP.
Oliver Ivanoviq u vra me 6 plumba, më 16 janar të vitit 2018. Për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-ës, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës, më 19 tetor, ka arrestuar M.M. nga komuniteti serb, me dyshimin se ai ishte anëtar i “grupit të organizuar kriminal”, i cili ndërlidhet me vrasjen e politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviq.
Me vrasjen janë ndërlidhen edhe Zheljko Bojiq (shef i operativës të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut), Millan Radoiçiq (nënkryetar i Listës Serbe) dhe Zvonko Vesellinoviq (afarist). Ndaj tyre nuk është ngritur aktakuzë, sepse ata ishin në arrati kur Prokuroria e Kosovës ngriti aktakuzën e parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite