LAJMI I FUNDIT:

Pasi iku në Norvegji, ish-komandanti i grupit famëkeq rus Wagner: Na hodhën në luftë si “mish për top”

Pasi iku në Norvegji, ish-komandanti i grupit famëkeq rus Wagner: Na hodhën në luftë si “mish për top”

Një ish-komandant i grupit mercenar rus, Wagner që luftoi në Ukrainë tha se ka ikur në Norvegji dhe po kërkonte azil nga frika se mund të vritej pasi ishte dëshmitar i vrasjes dhe keqtrajtimit të të burgosurve rusë të sjellë në vijën e frontit.

Andrey Medvedev, i cili iu bashkua Wagner më 6 korrik 2022, bazuar në një kontratë katër-mujore, tha në një video të publikuar nga grupi i të drejtave të njeriut “Gulagu.net” se kishte kaluar kufirin verior të Arktikut në Norvegji përpara se të arrestohej nga policia norvegjeze.


Medvedev, një jetim që iu bashkua ushtrisë ruse dhe ishte i burgosur përpara se t’i bashkohej Wagnerit, pohoi se ishte larguar nga grupi pasi ishte dëshmitar i vrasjes së dezertorëve të kapur nga grupi famëkeq.

Ai tha se e kaloi kufirin në dëborë, duke kaluar gardhat me tela me gjemba dhe kishte arritur t’i shmangej një patrulle kufitare me qen ndërsa dëgjoi rojet të shtënin me armë zjarri ndërsa vraponte nëpër një pyll në Norvegji, raporton france24.

Policia lokale norvegjeze tha se një shtetas i huaj ishte arrestuar natën e së enjtes pasi kaloi ilegalisht kufirin ruso-norvegjez, në veri të Rrethit Arktik, dhe po kërkonte azil, transmeton Telegrafi.

“Ajo që është e rëndësishme për të (Medvedev) është që autoritetet e imigracionit të sqarojnë statusin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha avokati i rusit, Brynjulf Risnes.

Themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se Medvedev kishte punuar në një njësi norvegjeze të Wagnerit dhe kishte “keqtrajtuar të burgosurit”.

“Keni kujdes, ai është shumë i rrezikshëm”, tha Prigozhin në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësja e tij. Ai nuk adresoi pretendimet për vrasje apo keqtrajtim të të burgosurve.

Në intervistat me Gulagu, Medvedev tha se kishte ikur prej luftës pasi Wagner ia kishte zgjatur kontratën disa herë pa e pyetur atë.

Medvedev tha se humbjet ishin shumë të larta pasi Wagner filloi të dërgonte një numër të madh të burgosurish në frontin ukrainas në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Ai tha se një burrë që u shfaq në nëntor duke u ekzekutuar me varje kishte qenë pjesë e njësisë së tij.

Deklarata e Wagnerit nuk adresonte rrëfimet e Medvedevit për ndëshkimin dhe humbjet në fushën e betejës.

Prigozhin ka thënë se Wagner është një forcë luftarake efektive sepse kishte përvojë të gjerë në fushën e betejës, ishte e pajisur mirë, ka një sistem komandimi meritokratik në të cilin të gjithë mund të kontribuojnë dhe “disiplinën më të rëndë”.

Rusia dërgoi dhjetëra mijëra forca të armatosura në Ukrainë më 24 shkurt në atë që e quan një “operacion special ushtarak” për të “denazifikuar” fqinjin e saj dhe për të mbrojtur sigurinë ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori