LAJMI I FUNDIT:

Pas largimit nga Big Brother VIP Kosova, Getinjo mëson që i ka vdekur daja: E kisha edhe shok

Pas largimit nga Big Brother VIP Kosova, Getinjo mëson që i ka vdekur daja: E kisha edhe shok
Foto: Screenshot/YouTube

Reperi i njohur, Getinjo mbrëmë (e hënë) ka përfunduar rrugëtimin e tij në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova.

Getoar Aliu (emri i plot) mori vendim të largohej nga gara duke thënë se nuk dëshiron të vazhdojë më këtë eksperiencë.


Reperi nga Ferizaj u shpreh se ai përkundër që nuk do t’i shkojë deri në fund garës ka arritur qëllimin për të cilin kishte ardhur.

Foto: Screenshot/YouTube

Sipas tij, ai hyri në BBVK që të iu tregonte njerëzve që si është në të vërtetë, pasi këtë nuk arritur ta bënte përmes muzikës.

Ndërkohë, sot (e martë) Getinjo ka bërë një reagim përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ku ka shprehur falënderim për fansat ndërsa tha se vetëm tani e kuptuar lajmin se i ka ndërruar jetë daja.

Foto: Getinjo/Instagram

“Faleminderit për të gjitha mesazhet e mira njerëz të dashur! Këto ditë lajmërohem dhe bisedojmë me juve të gjithëve. Më paska vdekur daja (vëllai i nënës) sa isha brenda dhe e kuptova lajmin sot në mëngjes. Ka qenë daja im i vogël dhe e kam pas edhe shok. U mërzita tepër, Zoti e mëshiroftë”, ka shkruar Getinjo.

"Vdekje në duart e shtetit" - Mozzik publikisht kërkon drejtësi për dajën e tij që dyshohet se u vetëvra pak ditë më parë në burg
Lexo po ashtu "Vdekje në duart e shtetit" - Mozzik publikisht kërkon drejtësi për dajën e tij që dyshohet se u vetëvra pak ditë më parë në burg

Kujtojmë që në dhjetor të vitit që lamë pas daja i Getinjos dhe Mozzik, Burim Hetemi, ndërroi jetë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori