LAJMI I FUNDIT:

“Vdekje në duart e shtetit” – Mozzik publikisht kërkon drejtësi për dajën e tij që dyshohet se u vetëvra pak ditë më parë në burg

“Vdekje në duart e shtetit” – Mozzik publikisht kërkon drejtësi për dajën e tij që dyshohet se u vetëvra pak ditë më parë në burg

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale lidhur me një rast familjar.

Ditë më parë, daja i tij Burim Hetemi, ka ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ku dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.


Në një shkrim të gjatë të publikuar në rrjetin social Facebook, reperi emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu ka shkruar se ai dhe familja e tij do të kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet për rastin në fjalë.

Foto: Mozzik/Instagram

Ai ka etiketuar në postim avokatin Arianit Koci, duke theksuar se është avokati i zgjedhur i familjes për ta çuar deri në fund rastin.

Ky është reagimi i plotë i reperit Mozzik (pa ndërhyrje):

“Vdekje në duar të shtetit!
Me datë 13 të këtij muaji rreth orës 12:40, daja im Burim Hetemi – tashmë i ndjerë, në dhomat e qendrës së paraburgimit të Gjilanit, gjeti vdekjen. Rasti tashmë po dyshohet si vetëvrasje.
Arsyeja pse i ndjeri ndodhej në këtë qendër ishte “Dhuna në familje”, e si shkak i veprimit të tillë, kanë qenë problemet e gjendjes mendore me të cilat është ballafaquar – për çfarë është trajtuar në institucionin përkatës të shëndetit mendorë. I ndjeri ka qenë gjithashtu i varur nga substancat narkotike (heroinë) shumë vite më parë dhe ka qenë në trajtim të vazhdueshëm psiko-terapeutik.
Të gjithë këto fakte qenë të njohura për institucionet e shtetit me rastin e mbylljes së tij në paraburgim, ndërsa për familjen ngriten shumë pikëpyetje se si mund të ndodhë një akt i tillë në duar të shtetit?!
1. Si është e mundur të lihet ashtu krejtësisht i vetëm një person i ndaluar për “Dhunë në familje”, për të cilin mirëfilli dihet gjendja mendore e tij?
2. Si është e mundur të lihet vetëm një person për të cilin organet e Policisë kanë pasur në posedim të gjithë dokumentacionin përkatës të trajtimit të tij mendor?
3. Me çfarë mjeti ka kryer vetëvrasjen dhe pse nuk janë marrë masat preventive për t’i pamundësuar një veprim të tillë?
4. Ku ishin zyrtarët kompetent, në kohën e kryerjes së aktit?
5. Edhe sa raste të pakujdesisë e neglizhencës së shtetit për shkak të të cilave humbin jetë duket të ndodhin që të mbushemi mend?
Për zgjidhjen e të gjithë këtyre dilemave që kemi si familje dhe në mënyrë që rasti të merr epilogun e merituar, ashtu që të mos përsëritet në të ardhmen – ne do të angazhojmë zyrën e avokatëve Koci & Vokshi, që të bëjë përfaqësimin ligjor të familjes tonë lidhur me rastin.
U prehsh në paqe i dashur Dajë, e unë të premtoj se do të luftoj që rastet si ky i yti të mos përsëriten më”, ka shkruar Mozzik në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Magazina
Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Magazina
Kalo në kategori