Alban Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar me gjuhë të ashpër ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Krasniqi e ka bërë këtë përmes një komenti në një postim të Ramës në rrjetin social Facebook, ku e ka cilësuar kryetarin e kryeqytetit si “vrasës”.


“Jo mirëmëngjesi, por alo prokuroria, o vrasës”, ka shkruar Krasniqi në koment.

Foto: Përparim Rama, Facebook, Prsc

Reagimi i tij vjen në një postim të kryetarit Rama në Facebook, ndërsa komenti i Krasniqit është bërë publik bashkë me një pamje të ekranit të këtij komunikimi.

Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga Përparim Rama lidhur me këtë koment. /Telegrafi/

*Postimi origjinal nga profili i kryetarit Përparim Rama: