NPL “Kastrioti” angazhohet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike

NPL “Kastrioti” ka njoftuar se gjatë fundjavës ka zhvilluar aktivitete për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, me qëllim të krijimit të një ambienti më të pastër dhe të rregullt për qytetarët.
Lajmin e ka njoftuar NPL “Kastrioti”, përmes një publikimi në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se ekipet operative kanë qenë të angazhuara në disa lokacione.
Sipas njoftimit, punimet janë realizuar në: Varrezat në Mazgit të Lartë, Parkun “Faruk Begolli”, Parkun te banesat e Hades, Sheshin “Adem Preniqi”.
Nga NPL “Kastrioti” kanë theksuar se këto aktivitete synojnë sigurimin e hapësirave publike të pastra, të mirëmbajtura dhe të përshtatshme për përdorim nga qytetarët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
57 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































