LAJMI I FUNDIT:

Osmani, Stefançuk: Do t’i intensifikojë komunikimet për kthimin e misionit të OSBE-së në Ukrainë

Osmani, Stefançuk: Do t’i intensifikojë komunikimet për kthimin e misionit të OSBE-së në Ukrainë

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Ukrainë, është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefançuk, njoftojnë nga MPJ.

Gjatë takimit, theksojnë nga atje, Osmani rikonfirmoi qëndrimin se Rusia me agresionin e saj ushtarak kundër Ukrainës, shkel Kartën e OKB-së, parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut dhe se Maqedonia e Veriut do ta mbajë këtë qëndrim si vend kryesues i OSBE-së.

“Kemi marrë kryesimin e OSBE-së gjatë krizës më të vështirë të sigurisë dhe gjeopolitike që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë, ne do të përkushtohemi në gjetjen e zgjidhjeve diplomatike, sado e komplikuar të jetë situata në terren”, tha Osmani, duke shtuar se si Kryesues i OSBE-së, ai do t’i intensifikojë komunikimet me të gjitha autoritetet ukrainase për mundësinë e kthimit të misionit të OSBE-së në Ukrainë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori