Policia e Kosovës ka vendosur të mos kursejë nga gjobat të gjithë ata vozitës që po kalojnë me vetura në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Aktualisht në këtë rrugë janë duke vazhduar punimet për shndërrimin e kësaj pjese në shesh.
Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se gjoba për qytetarët të cilët kalojnë me veturat e tyre private në këtë rrugë do të jetë 500 euro si dhe për një vit marrja e patente shoferit.
Lidhur me shqiptimin e gjobave Telegrafi ka pyetur në Policinë e Kosovës të cilët kanë njoftuar se sot zyrtarisht ka filluar kjo procedurë.
“Në hyrje te rrugës “Xhorxh Bush”, kemi të vendosura dy patrulla policore, me qellim te marrjes së masave preventive si dhe ato te ndëshkimit për ngasësit qe nuk respektojnë shenjat e trafikut. Njësiti i Trafikut të Qytetit, në ditët e para ka dhënë vetëm vërejtje, sot ka filluar me shqiptimin e gjobave për ata që e kanë të ndaluar dhe hyjnë në zonën në fjalë, dhe deri tani janë shqiptuar 68 tiketa”, kanë deklaruar nga policia për Telegrafin.
Më tej është bërë e ditur se gjoba është sipas ligjit mbi komunikacionin rrugor, për mos respektim të shenjave te trafikut, 40 euro ndërsa tejkalimi i vijës se plote është dënimi 150 dhe konfiskimi patentë shoferit për 3 muaj.
Vetëm taksitë, autobusët dhe automjetet emergjente (policia, zjarrfikësit dhe autoambulancat) mund të lëvizin në këtë rrugë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak