LAJMI I FUNDIT:

Kiara për Luizin: E kanë frikë të gjithë banorët, është konkurrent i fortë

Kiara për Luizin: E kanë frikë të gjithë banorët, është konkurrent i fortë
Foto: Screenshot/YouTube

Luiz Ejlli po vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ai këto ditë krijoi situata të shumta, bëri disa deklarata me anë të të cilave mori vëmendje të madhe, siç ishte gënjeshtra për sëmundjen.


Përkundër kësaj, ai po vazhdon të jetë i preferuar për publikun duke qenë se i shpëtoi i pari listës së nominimeve për t’u larguar nga shtëpia e famshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Kiara së fundmi në një bisedë me Armaldon, theksoi se Luizi është një konkurrent i fortë të cilin e kanë frikë banorët e tjerë.

Historia tronditëse me ‘sëmundjen’, Luizi i drejtohet Kiarës: Kur të dalim jashtë do të ta sqarojë, këtu nuk mund të ta them
Lexo po ashtu Historia tronditëse me ‘sëmundjen’, Luizi i drejtohet Kiarës: Kur të dalim jashtë do të ta sqarojë, këtu nuk mund të ta them

“Ai është konkurrent i fortë, realisht, të gjithë e kanë frikë sidomos pas këtij Prime. Sikur ai tani do ta menaxhonte veten pak më mirë ai do kishte edhe respektin e gjithëve, do t’i bënte të gjithë për të qeshur, do të zihej në një mënyrë”, u shpreh prezantuesja shqiptare.

Foto: Screenshot/YouTube

Ejlli nga ana tjetër po mundohet ta rifitojë Titon në forma të ndryshme, meqë kjo e fundit bëri një distancim nga ai për shkak të rrëfimit të sëmundjes.

I njëjti i tha se kur të dalin nga shtëpia do t’i tregojë se si qëndron e vërteta, pasi këtu nuk mund të flas më shumë. /Telegrafi/