Ukraina së shpejti mund të presë një dërgesë më të madhe të armëve të rënda nga vendet perëndimore, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën gjermane Handelsblatt.
“Premtimet e fundit për pajisjet e rënda të luftës janë të rëndësishme – dhe unë pres më shumë në të ardhmen e afërt. Jemi në një fazë vendimtare të luftës. Prandaj është e rëndësishme që t’i ofrojmë Ukrainës armët që i duhen për të fituar”, citohet të ketë thënë ai.
Këtë javë, një takim i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i cili koordinon dërgesat e armëve në Kiev, do të mbahet në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.
Në fillim të këtij muaji, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara premtuan tanke të lehta franceze AMX-10 RC, 40 automjete luftarake të këmbësorisë gjermane Marder dhe 50 automjete luftarake Bradley.
Ndryshe, të shtunën, presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë armë të rënda perëndimore, duke thënë se “terrori” rus mund të ndalet vetëm në fushën e betejës.
“Çfarë nevojitet për këtë? Ato armë që janë në magazinat e partnerëve tanë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës, përcjell Telegrafi.
Ai foli menjëherë pasi kryeministri britanik Rishi Sunak u zotua të sigurojë tanke Challenger 2 në Ukrainë, duke e bërë atë vendin e parë perëndimor që furnizon Kievin me tanke të rënda.
Polonia dhe Finlanda kanë sinjalizuar gjithashtu gatishmërinë e tyre për t’i siguruar Ukrainës tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman, duke rritur presionin ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe qeverisë së tij të koalicionit.
Trendi përfaqëson një ndryshim të mundshëm më të gjerë për aleatët evropianë, të cilët i kanë rezistuar furnizimit të drejtpërdrejtë të Ukrainës me armë të rënda që nga fillimi i agresionit të Rusisë më 24 shkurt 2022.
Dhe kjo vjen mes pretendimeve ruse për suksesin e saj të parë të madh në fushën e betejës pas muajsh humbjesh dhe stagnimi, me ministrinë ruse të mbrojtjes që njoftoi javën e kaluar se “përfundoi çlirimin” e Soledar, një qytet afër udhëkryqit të transportit të Bakhmut në rajonin lindor të Donetskut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Holanda reagoi pasi Trumpi sanksionoi Gjykatën Ndërkombëtare Penale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-1-780x439.jpg)
Holanda reagoi pasi Trumpi sanksionoi Gjykatën Ndërkombëtare Penale
![Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë e sanksioneve ndaj Rusisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-25-780x439.jpg)
Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë e sanksioneve ndaj Rusisë
![Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-17-780x439.jpg)
Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![Ndalja e fondeve të USAID-it trondit Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-16-780x439.jpg)
Ndalja e fondeve të USAID-it trondit Ukrainën
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër