LAJMI I FUNDIT:

Presidenti ukrainas miraton sanksione kundër 198 figurave kulturore dhe mediatike ruse

Presidenti ukrainas miraton sanksione kundër 198 figurave kulturore dhe mediatike ruse

Ndërsa lufta në vendin e tij po i afrohet muajit të 12-të, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi të dielën një dekret për sanksionet ndaj 198 figurave kulturore dhe mediatike ruse.

Dekreti në faqen e internetit të Zyrës Presidenciale të Ukrainës thotë se propozimet e bëra nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) vendosën sanksione ndaj 198 figurave kulturore dhe mediatike në Rusi dhe do të zbatohen për një periudhë 10-vjeçare.

“Kabineti i Ministrave të Ukrainës, së bashku me SBU dhe Bankën Kombëtare të Ukrainës, do të sigurojnë zbatimin dhe monitorimin e efektivitetit të masave (sanksioneve) të veçanta ekonomike dhe të tjera kufizuese personale”, thuhet në dekret.


Dekreti udhëzoi gjithashtu Ministrinë e Jashtme të Ukrainës që të informojë “autoritetet kompetente të BE-së, SHBA-së dhe shteteve të tjera për zbatimin e sanksioneve dhe të ngrejë me ta çështjen e vendosjes së masave të ngjashme kufizuese”.

Javën e kaluar, Zelensky miratoi sanksione të ngjashme kundër 119 artistëve dhe figurave ruse.

Që nga fillimi i luftës shkurtin e kaluar, figurat kulturore ruse, artistët dhe të tjerët janë vënë nën kritika nëse nuk kanë pranuar të mbajnë një qëndrim publik kundër luftës. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Botë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Serbia
Ligjvënësit rumunë miratojnë dhurimin e sistemit të raketave Patriot në Ukrainë

Ligjvënësit rumunë miratojnë dhurimin e sistemit të raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Për shkak të thatësirës në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial

Për shkak të thatësirës në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial

Botë
Kalo në kategori