Britania e Madhe ka konfirmuar për herë të parë në Ukrainë tanket e saj më moderne Challenger 2, e sipas të dhënave të BBC-së në Ukrainë do të dërgohen fillimisht 14 sosh.
Tanku që Britania e Madhe do ta dërgojë në Ukrainë është një prej tankeve më të fuqishme në botë, pavarësisht se bëhet fjalë për një numër simbolik, e qeveritë e Britanisë së Madhe dhe ajo e Ukrainës shpresojnë se vendet e tjera do ta bëjnë të njëjtën gjë duke dërguar tanke moderne nga vendet e avancuara perëndimore, transmeton Telegrafi.
Challenger 2 ishte futur në përdorim në ushtrinë britanike në vitin 1998, dhe në total janë prodhuar afro 450 njësi të këtij lloji të tankut. Përveç Britanisë, atë e përdor edhe ushtria e Omanit. Një njësi e tillë kushton rreth katër milionë funte.
Ky tank kërkon një ekuipazh prej katër ushtarësh, e armatimi përbëhet nga topi i kalibrit 120 mm që mund të bartë brenda mjetit të blinduar 47 predha. Armë ndihmëse konsiderohet mitralozi i kalibrit 7.62.
Mjetin e vë në lëvizje motori 26.1 litrash me naftë Perkins që prodhon 1.200 kuaj-fuqi. Shpejtësia maksimale është 60 kilometra në orë, dhe me një rezervuar të mbushur plot mund të përshkojë deri në 550 kilometra.
Ushtria ukrainase do të hasë në disa sfida me rastin e integrimit të këtij tanku në njësitë e saj. Sfida e parë është pesha. Versioni i mëparshëm, pa masa shtesë mbrojtëse peshon 64 tonelata, e kur instalohen masat shtesë mbrojtëse pesha e tankut arrin në 70 tonelata.
Inxhinieria ukrainase do të duhet të jetë e kujdesshme që të bëjë mirë llogaritë, nëse urat mund t’i rezistojnë një peshe të tillë.
Problemin e dytë që ukrainasit duhet ta kenë parasysh është që topi i këtij tanku përdor municionin që nuk e përdorin tanket e tjera të vendeve anëtare të NATO-s, kështu që do të varet kryekëput nga municionin i Britanisë së Madhe.
Ky tank është përdorur në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë si dhe Irak. Gjatë pushtimit të Irakut, asnjë tank i tillë nuk është shkatërruar nga forcat armike, e janë përdorur në luftime në Basra.
Në një rast, tankut i është dëmtuar sistemit për vëzhgim, pasi mbi të janë shkrepur 14 predha RPG, por se nuk është shkatërruar plotësisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania