Në pikën kufitare Tabanocë me Serbinë, pritja për hyrje dhe dalje është rreth 40 minuta, njofton AMSM. Në pikat e tjera kufitare nuk ka më ndalime.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata, ndërsa në akset jashtë qendrës së qytetit, intensiteti i qarkullimit është mesatar. Në qytetin e Tabanovcës për hyrje dhe dalje pritet 30-40 minuta, në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhimi i kujdesshëm i mjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçev, sipas informacioneve nga AMSM. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251