LAJMI I FUNDIT:

Kurti numëron sukseset e Qeverisë në sektorin e drejtësisë

Kurti numëron sukseset e Qeverisë në sektorin e drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar sukseset e Qeverisë gjatë vitit 2022 në fushën e drejtësisë.

Kurti, përmes një postimi në Facbook, ka thënë se gjatë vitit 2022 “kemi qartësuar e trasuar rrugën për zhvillimin e Vetingut në sistemin e drejtësisë, bartës i së cilit do të jetë Kuvendi i Republikës”.

Më tej ai ka thënë se është Miratuar Strategjia e Sundimit të Ligjit; Strategjinë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe Planin e veprimit për vitet 2022-2026”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.


“Lansuam Protokollin Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale; Ndryshuam Kodin Penal për dënime plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtor për dhunim seksual dhe dhunë në familje; Komisioni i Venecias i ka aprovuar ndryshimet për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka thënë se “sshtë miratuar në Kuvend Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Janë miratuar në lexim të parë Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe ai për Prokurorinë Speciale. Është miratuar në lexim të parë Projektligji  për Themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Miratuam Planin e Veprimit për zbatimin e projektit ‘Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë’”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori