LAJMI I FUNDIT:

Romano insiston se Messi nuk do të largohet nga PSG dhe se ka marrëveshje për zgjatjen e kontratës

Romano insiston se Messi nuk do të largohet nga PSG dhe se ka marrëveshje për zgjatjen e kontratës

Sipas Fabrizio Romanos, e ardhmja e Lionel Messit do të jetë me Paris Saint-Germain, ku palët kanë marrëveshje.

Në ditët e fundit, ka pasur shumë lajme se klubi i Arabisë Saudite, Al-Hilal ishte i gatshëm t’i ofronte atij një kontratë prej 350 milion dollarë në vit.

Megjithatë, duket se parisienët janë të vendosur të mos e lënë yllin e tyre të largohet nga klubi, pasi po kalon formë të shkëlqyer.


Klubi saudit thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë argjentinasit një marrëveshje të madhe në përpjekje për ta nënshkruar me të, pas nënshkrimit të klubit rival Al Nassr me Cristiano Ronaldon.

Oferta e Al Hilal thuhet se përfshin mbështetjen e qeverisë saudite në financimin e nënshkrimit, në një përpjekje për të nxitur futbollin në vend e tyre. Ish-lojtari i Barcelonës është tashmë i lidhur me Arabinë Saudite pasi është ambasadori aktual i turizmit për këtë vend.

Sidoqoftë, Romano ka shfuqizuar pretendimet për transferimin e sulmuesit në Al-Hilal.

“Unë kam thënë të njëjtën gjë që nga dhjetori: PSG dhe Lionel Messi kanë një pakt verbal për të vazhduar së bashku. Të dyja palët thjesht presin të takohen (mund të duhen javë ose muaj) për të diskutuar kohëzgjatjen e çdo kontrate të re të mundshme, pagën dhe më shumë detaje, por ata duan të vazhdojnë së bashku. Kështu që unë pres që Messi të qëndrojë në PSG; Nuk jam në dijeni të negociatave të tjera që po zhvillohen”, ka thënë eksperti për Caught Offside.

Kontrata aktuale e argjentinasit me PSG-në skadon në vitin 2023./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Malisheva e Bekim Isufit sërish leksione futbolli me një lojtar më pak – ia shkakton humbjen e parë kampionit

Malisheva e Bekim Isufit sërish leksione futbolli me një lojtar më pak – ia shkakton humbjen e parë kampionit

Superliga
Kalo në kategori