Dispozita nga Draft-ligji për sistemin e pagave mund të shfrytëzohen lehtë për shkurtimin e pagave në Maqedoni
Draft-ligji për sistem të pagave në sektorin publik, menjëherë pas publikimit të tij në ENER, ngriti një varg reaksionesh. Sindikatat e vlerësuan si zgjidhje të keqe sistemore dhe kërkuan tërheqjen emergjente të tij në mënyrë që të përpunohet në mënyrë plotësuese, ndërsa vërejtje negative kanë edhe ekspertët.
Propozues i zgjidhjes ligjore është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ndërsa sipas arsyetimit të publikuar në ENER, arsyeja për miratimin e tij është në atë se vendi nuk ka metodologji të barazuar për përllogaritjen e pagave në sektorin publik.
“Në legjislacionin në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ekziston sistem i unifikuar i pagave për përllogaritjen e pagave të të punësuarve në institucionet nga sektori publik, respektivisht nuk ka metodologji të unifikuar për përllogaritjen e pagave të të punësuarve në sektorin publik. Përllogaritja dhe pagesa e pagave në institucionet nga sektori publik momentalisht ushtrohet në bazë të ligjeve të veçanta dhe marrëveshjeve kolektive, e në disa institucione madje edhe me rregullore – në kundërshtim me parimet dhe dispozitat e Kushtetutës. Është evidente se nuk ekzistojnë rregulla të qarta dhe Metodologji të unifikuar për përllogaritjen e pagave në pushtetin ligjdhënës, pushtetin ekzekutiv, pushtetin gjyqësor, vetëqeverisjen lokale, personat e zgjedhur, emëruar dhe të caktuar dhe shoqërive tregtare në pronësi të plotë shtetërore, thuhet në përshkrimin e shkurtër të draft-ligjit.
Pikërisht kjo është edhe njëra nga vërejtjet kryesore të ekspertëve, sipas të cilëve, nuk mund të ketë metodologji të unifikuar të përllogaritjes së pagave në sektorin publik, për arsye se ai përfshin veprimtari dhe profesione të ndryshme. Problematik, sipas tyre, është edhe mënyra në të cilën është përpiluar drafti i tekstit, meqë nuk janë përfshirë sindikatat dhe organizatat civile që merren me këtë problematikë.
Sipas Branimir Jovanoviq nga Instituti i Vjenës për marrëdhënie ndërkombëtare ekonomike, Draft-ligji është mjaft i keq edhe atë mbi më shumë baza. Ai konsideron se kontestuese është vetë nevoja për miratimin e një zgjidhjeje të këtillë ligjore, e në të ka edhe dispozita që mund të shfrytëzohen lehtë për shkurtimin e pagave të punëtorëve.
“Vetë nevoja për ligj të këtillë është tejet kontestuese. Në sqarimin e ligjit është përmendur se momentalisht nuk ekziston sistem i unifikuar për përllogaritjen e pagave në sektorin publik, por nuk shikoj edhe pse do të duhej të kishte. Sektori publik nuk është homogjen fare, në të hyjnë veprimtari dhe profesione të ndryshme. Ai nuk është definuar nga natyra e punës, por nga pronësia. Ai përfshin edhe doktorë, edhe aktorë, edhe gazetarë, edhe policë, edhe inxhinierë në hidrocentrale, edhe pastrues… Pse do të duhej të kishte sistem të unifikuar të pagave për të gjitha këto veprimtari dhe profesione, kur ato janë shumë të ndryshme? Absolutisht nuk ka nevojë për diçka të këtillë. Ekzistojnë ligje sistemore që i rregullojnë pagat dhe marrëdhëniet e punës dhe ato janë të mjaftueshme. Nuk kam dëgjuar se ka ndonjë vend të BE-së me ligj të këtillë, shprehet Jovanoviqi në deklaratën për MIA-n.
Problematike, sipas tij, është edhe mënyra në të cilën është përgatitur ligji për arsye se nuk janë përfshirë sindikatat, shoqatat qytetare dhe ekspertët. Kjo është thjeshtë e palejueshme”, shprehet Jovanoviqi, duke bërë të ditur se nuk guxon një ligj që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës të përgatitet para përfaqësuesve të punëtorëve dhe pa personat profesional.
Jovanoviqi paralajmëron se ligji bie ndesh me rregullat e pranuara ndërkombëtarisht për përllogaritjen e pagave, siç është Konventa për bisedime kolektive të Organizatës Ndërkombëtare të Punës , që në vend është në fuqi nga viti 2013 dhe që parashikon se pagat do të përcaktohen përmes bisedimeve dhe dakordimeve kolektive ndërmjet punëdhënësve (në këtë rast Qeverisë) dhe përfaqësuesve të punëtorëve (respektivisht sindikatave).
“Me fjalë tjera, me ligjin sindikatat injorohen tërësisht gjatë përcaktimit të pagave në sektorin publik. Sindikatat në ligjin janë përmendur vetëm një herë edhe atë për çështje sekondare dhe vetëm nëse ekziston organizim sindikal në institucionin, gjë që shpesh herë nuk është rast”, thekson Jovanoviqi.
Ai vlerëson se në ligjin ka shumë dispozita problematike, të cilat mund të shfrytëzohen lehtë për shkurtimin e pagave të punëtorëve.
“Për shembull, ligji parashikon se të punësuarit mund të mos marrin një pjesë të pagës së tyre, nëse me Buxhetin shtetëror nuk parashikohen mjete për këtë. Gjendja momentale është e tillë që Buxheti duhet të sigurojë mjete për pagat, e me këtë që propozohet tani, kjo ndryshon, respektivisht, parashikohet se një pjesë e pagave do të paguhet vetëm nëse janë parashikuar mjetet në Buxhetin. Praktikisht, ligji i jep të drejtën diskrete Qeverisë që të mos u paguajë paga të punësuarve në ndonjë institucion. Duke marrë parasysh gjithë këtë, unë shikoj vetëm një sqarim pse Qeveria dëshiron ta miratojë këtë ligj, e kjo është në mënyrë që të mund t’ua shkurtojë pagat të punësuarve në sektorin publik”, shprehet Jovanoviqi.
Kjo, sipas tij, do të ishte shumë e gabuar meqë, siç bën të ditur, pagat në sektorin publik në vend në përgjithësi nuk janë të larta, e ajo që disa agjenci dhe ndërmarrje publike kanë paga të larta nuk do të thotë se duhet të shkurtohen pagat e të gjithëve në sektorin publik.
“Pa dyshim se ka nevojë për reformë në sektorin publik në Maqedoni, por kjo reformë nuk guxon të fillojë nga pagat. Kjo reformë duhet të fillojë me ndryshimin e sistemit të punësimit dhe avancimit, dhe veçanërisht me braktisjen e praktikës që të vendosen kuadro partiake në pozicionet udhëheqëse në institucionet shtetërore dhe të punësohen anëtarë partiakë. Por fatkeqësisht, nuk e shikojmë as këtë, por sërish shikojmë se shkohet me “reforma” të cilat vetëm do t’i dëmtojnë punëtorët, thekson Jovanoviqi në deklaratën për MIA-n.
Në paragrafin 2 të nenit 18 të këtij Draft-ligji thuhet se përcaktimi dhe pagesa e komponentëve plotësues të pagës dhe kompensimeve të pagave varet nga ajo nëse janë siguruar mjete në buxhetin e punëdhënësve nga sektori publik për këtë dedikim.
Nëse nuk janë siguruar mjete në buxhetet e punëdhënësve nga sektori publik për pagesën e komponentëve plotësues të pagës, të njëjtët nuk mund të përcaktohen as të paguhen. Nëse nuk janë siguruar mjete në buxhetet e punëdhënësve nga sektori publik për pagesën e komponentëve plotësues të pagës që tashmë janë përcaktuar dhe/ose për kompensimet e pagës, të njëjtat do të paguhen në vitin e ardhshëm fiskal, thuhet në paragrafin 3 dhe paragrafin 4 të nenit 18.
Edhe sindikatat dolën me qëndrimin se propozohet Ligj me të cilin do të shkurtohen pagat në sektorin publik. Në reagimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë të publikuar menjëherë pas festave të krishtlindjes, kërkohet tërheqje e menjëhershme e draft-ligjit dhe përpunimin plotësues të tij në konsultim me sindikatat dhe ekspertët nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
“Sipas shqyrtimit të parë të tekstit konsiderojmë se me të njëjtin zvogëlohen të drejtat e punëtorëve në pjesën e pagave dhe eliminohet mundësia për rregullimin e kësaj materie me marrëveshje kolektive me çka dukshëm do të ndikohet në shfuqizimin e marrëveshjeve kolektive në sektorin publik në të cilat janë rregulluar sistemi i pagave dhe pagesa e tyre, e për çka LSM-ja paralajmëronte në periudhën e kaluar. Njëherësh në Draftin e ligjit është rregulluar se pagesa e komponentës plotësuese të pagës dhe kompensimet e pagës varet nga ajo nëse janë parashikuar mjete në buxhetin dhe kështu në mënyrë indirekte të bëhet ulje e pagave të të punësuarve në veprimtaritë ku paguhet e njëjta në këtë moment”, thuhet në reagimin e LSM-së.
Sipas LSM-së, ajo që brengos është se pagat do të ulen në mënyrë plotësuese nëse punëtori shfrytëzon pushim vjetor, gjë që është e drejtë e garantuar me Kushtetutë.
“Gjatë shfrytëzimit të pushimit vjetor ose trajnimit të specializuar për përsosje profesionale, të punësuarit në sektorin publik kanë të drejtën e pagës në lartësi të pagës së tyre themelore”, thuhet në paragrafin 2 të nenit 21 në Draft-ligjin.
Me Ligjin aktual të marrëdhënieve të punës, me të cilin deri tani ishte rregulluar metodologjia për përcaktimin e përllogaritjes së pagave të të punësuarve në sektorin publik, në nenin 112 paragrafi 2 thuhet se punëdhënësi është i obliguar t’u paguajë kompensim të pagës të punësuarve “në rastet e mungesës nga puna për shkak të shfrytëzimit të pushimit vjetor”.
Edhe nga Sindikata e SPOGJ-it, në të cilin bëjnë pjesë numri më i madh i të punësuarve në sektorin publik, konsiderojnë se me zgjidhjen e këtillë ligjore edhe më shumë do të ndërlikohet situata.
Në raport me reagimet ndaj zgjidhjes së propozuar ligjore, kryeministri Dimitar Kovaçevski të mërkurën deklaroi se bëhet fjalë për draft versionin dhe se gjatë javëve të ardhshme ministritë e shoqërisë informatike, punës dhe politikës sociale dhe të financave do të organizojnë debate publike ndaj tij me të gjitha palët e interesuara në të cilat do të përfshihen edhe sindikatat dhe opinioni profesional, me qëllim që të arrihet deri te zgjidhja finale që do të jetë e përshëndetur nga të gjitha palët e prekura – punëdhënësit, punëtorët dhe qytetarët të cilët paguajnë tatime.
“Kur do t’i kemi të gjitha komentet, atëherë do të mund të qaset drejt përpilimit të zgjidhjes finale ligjore, që konsideroj se do ta mbështesin të gjithë përfaqësuesit e partive politike në Parlament”, shtoi Kovaçevski.
Ai theksoi se qëllimi i këtij ligji është vendosja e konsistencës dhe harmonizimit hierarkik të pagave në sektorë të ndryshëm dhe ndërmjet sektorëve të ndryshëm.
“Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale morën detyrë të përpilojnë Ligj për paga në të cilin do të adresohen çështjet për vendosjen e konsistencës dhe harmonizimit të caktuar hierarkik të pagave, në përputhje me fushat në të cilat rregullohet. Ata e përmbushën pjesën e parë të detyrës së tyre, përgatitën zgjidhje ligjore që është vendosur në ENER dhe që tani të gjithë do të mund ta shqyrtojnë”, tha Kovaçevski.
Sipas informacioneve të publikuara në ENER, korniza kohore në të cilën pritet të jetë gati propozim-ligji është 15 shkurti, para të cilit afat duhet të organizohen debate publike për draftin e tekstit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Rriten kërkesat e kosovarëve për azil pas liberalizimit të vizave
Avdiu: LPK-ja ka qenë themeluesja e UÇK-së
Një i ri theret me thikë në Gjilan
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë