Persona të armatosur rrëmbejnë të burgosurin në Idrizovë dhe plagosin një polic – aksion i organizuar në detaje
Një pjesëtar i policisë së burgjeve është plagosur, ndërsa një i burgosur në “Idrizovë” është në arrati. Ky është rezultati i një rrëmbimi të ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, gjatë shoqërimit të një të burgosuri të sigurisë së lartë nga burgu në spital. Policia e burgut hasi në disa persona të armatosur, furgoni që transportonte të burgosurin u ndalua, pati të shtëna, një polic u plagos në fshikëz. Ndërsa i burgosuri u nxor dhe iku bashkë me personat e armatosur.
Aksioni i arratisjes ishte planifikuar. Këtë e tregon edhe fakti se personat e armatosur e dinin saktësisht se kur do të dërgohej i burgosuri në spital, e njihnin mjetin dhe megjithëse nuk konfirmohet, ndoshta kishin të dhëna shtesë se sa ishte numri i policëve që do ta merrnin të burgosurin, trajtimi dhe rruga e lëvizjes. I burgosuri jozyrtarisht ka vetëshkaktuar një plagë, për të cilën ka kërkuar mjekim. Nuk dihet nëse është thirrur ambulancë apo është transportuar direkt.
“A1on” kërkoi informacion nga Administrata e Zbatimit të Sanksioneve se kush ishte komandanti në detyrë gjatë turnit kur ndodhi rrëmbimi, nëse është e vërtetë që i burgosuri i arratisur vuan dënimin për vrasje, si dhe sa efektivë policie e kanë transportuar të burgosurin. Deri në publikimin e lajmit nga aty nuk pati asnjë përgjigje.
Nga MPB kanë paralajmëruar informacione në kohë sa më të shkurtë.
Në një intervistë për “A1on”, Marjan Spasovski, drejtor i Administratës për zbatimin e sanksioneve, ka pranuar se në burgje mbretëron korrupsioni endemik. Aksioni i arratisjes së të burgosurit ka lënë edhe te organet kompetente dyshimin se ka qenë i koordinuar me persona të burgut, duke pasur parasysh informacionet që posedonin personat e armatosur. Ky është vetëm një nga disa incidentet që kanë ndodhur muajt e fundit, lidhur me sistemin e burgjeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen