Ukraina është bërë një anëtare de fakto e aleancës ushtarake të NATO-s, thotë ministri ukrainas i mbrojtjes, pasi vendet perëndimore – dikur të shqetësuara se ndihma ushtarake mund të shihej si një përshkallëzim nga Rusia – ndryshojnë “qasjen e tyre të të menduarit”.
Në një intervistë me BBC, Oleksi Reznikov tha se ishte i sigurt se Ukraina do të merrte armë të kërkuara prej kohësh, duke përfshirë tanke dhe aeroplanë luftarakë, pasi Ukraina dhe Rusia dukej se po përgatiteshin për ofensiva të reja në pranverë, transmeton Telegrafi.
“Ky shqetësim për nivelin e ardhshëm të përshkallëzimit, për mua, është një lloj protokolli”, tha Reznikov.
“Ukraina si vend, dhe forcat e armatosura të Ukrainës, u bënë anëtare të NATO-s, ‘de fakto’, ‘jo de jure’ [me ligj]. Sepse ne kemi armatim dhe kuptojmë se si t’i përdorim ato”.
Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar pushtimin e tij në Ukrainë si një betejë ekzistenciale kundër vendeve perëndimore që duan të dobësojnë Rusinë.
Figura ruse kanë argumentuar se po e luftojnë NATO-n në Ukrainë, pasi Perëndimi e ka furnizuar vendin me armë në atë që ata e shohin si një luftë agresioni.
Ukraina, për vite me radhë, ka kërkuar të bashkohet me NATO-n, diçka që presidenti Putin e ka përshkruar si një kërcënim sigurie për Rusinë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për pranim të shpejtë, por mbetet e paqartë nëse anëtarësimi i plotë është diçka që anëtarët e aleancës do ta konsiderojnë seriozisht edhe pas përfundimit të luftës, pavarësisht premtimeve për mbështetje.
Megjithatë, Reznikov mohoi që komentet e tij do të shiheshin si të diskutueshme, jo vetëm nga Rusia, por ndoshta edhe nga vetë NATO, pasi aleanca e udhëhequr nga SHBA-ja, edhe pse mbështet Ukrainën, ka ndërmarrë hapa që të mos shihet si palë në konfliktin.
“Pse [do të ishte] e diskutueshme? Është e vërtetë. Është një fakt”, tha Reznikov. “Jam i sigurt se në të ardhmen e afërt do të bëhemi anëtarë të NATO-s, de jure”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë e sanksioneve ndaj Rusisë
Holanda reagoi pasi Trumpi sanksionoi Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Ndalja e fondeve të USAID-it trondit Ukrainën
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër