LAJMI I FUNDIT:

Muja: Nuk do të ketë “Zajednicë” në Kosovë

Muja: Nuk do të ketë “Zajednicë” në Kosovë
Armend Muja, deputet i LVV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë Lëvizja Vetëvendosje në momentin që ka ardhur në pushtet nuk ka lejuar ndarje të territoreve të Kosovës, si dhe nuk do të lejojë formim të Asociacionit mbi baza një etnike.

Muja ka theksuar se ata kanë përmbushur premtimet edhe për aplikim të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, si dhe punën për liberalizim të vizave.

“Konteksti me të cilin ne kemi ardhur në pushtet kanë dy çështje, e para ato idetë për krijimin e ‘Zajednicës’, dhe e dyta ka qenë potenciali për shkëmbim të kufijve. Kjo është konfirmuar detajisht edhe nga John Bolton, në intervistën e tij javën e kaluar, e tregon qartazi se si elita politike e Kosovës në bashkëpunim me elitat e politikës në Serbi, presidentin Aleksandar Vuçiq, janë marrë vesh dhe kanë dashtë ta ndajnë Kosovën. Kjo është konteksti. Trauma e famshme që e ka goditur shoqërinë është ideja për ndarjen e Kosovës. Edhe kjo është ndaluar”, tha Muja në Rubikon të Klan Kosovës.


“E dyta ka qenë të gjitha ato përpjekjet për formimin e ‘Zajednicës’, të cilat ne i kundërshtojmë, ‘Zajednicë’ në Kosovë nuk do të ketë. Në këtë aspekt ka qenë detyrë e jona që të forcohet pozicioni i Kosovës sidomos në orientim ndaj projekteve të integrimit Evropian”, ka thënë Muja.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori