LAJMI I FUNDIT:

Te Unitedi e dinë se kanë mbipaguar për Antony

Te Unitedi e dinë se kanë mbipaguar për Antony
(Foto: Getty)

Manchester Unitedi investoi 85 milionë funte (96 milionë euro) në Antonyn gjatë verës së kaluar, por drejtuesit e klubit tashmë e kanë kuptuar se kanë paguar më shumë se duhej për brazilianin.

Djajtë e Kuq shpenzuan shuma të majme parash për ta ribashkuar anësorin me ish-trajnerin e tij te Ajaxi, Erik ten Hag në Old Trafford.

22-vjeçari u bë lojtari i katërt më i shtrenjtë i paguar nga një klub anglez, vetëm pas Jack Grealish, Romelu Lukaku e Paul Pogba.


(Foto: Getty)

Ai shënoi gol në debutimin e tij ndaj Arsenalit, mirëpo që atëherë është ndalur në katër numri i përgjithshëm i golave duke nxitur debat te tifozët për cilësitë e tij.

Tash ESPN raporton se zyrtarët e Unitedit kanë pranuar se e kanë shpenzuar mbi vlerat e nevojshme për një lojtar, i cili fillimisht vlerësohej në 53 milionë funte (60 milionë euro).

Derisa kanë pranuar se kanë mbipaguar për Antony, shefat e klubit konsiderojnë se ai ishte opsioni më i mirë i mundshëm në atë kohë për pozitën e brazilianit dhe besojnë se do ta shpaguajë veten në të ardhmen. /Telegrafi/