LAJMI I FUNDIT:

Dëmshpërblimi për Qendrën Klinike 8 milionë euro, Sali: Presim takim m e kompaninë italiane

Dëmshpërblimi për Qendrën Klinike 8 milionë euro, Sali: Presim takim m e kompaninë italiane

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali thotë se kompani italiane e kontraktuar për ndërtimin e Qendrës Klinike kërkon dëmshpërblim prej milion eurove, por pa shpjegim se për çfarë. Sali tha se kërkesa e tyre po shqyrtohet nga fillimi, ndërsa hodhi poshtë zërat se kompania kërkon 20 milion euro.

“Kemi një dokument i cili është kërkesë prej 8 milion eurosh për të cilin po ashtu nuk kemi përgjigje për takim nga kompania e njëjte e cila e fitoi tenderin dhe u anulua. Kompania duhet të vijë dhe të tregojë/dëshmojë se për çfarë i kërkojnë ata para. Ende nuk kemi një përgjigje nga firma italiane deri te ne në ministri në lidhje me prishjen e marrëveshjes për Qendrën Klinike.

Nuk kemi komunikim zyrtar midis njësisë së projekteve dhe firmës italiane e cila herën e fundit na kontaktoi përmes zyrës së avokaturës në Itali. Ne jemi në pritje të ndonjë epilogu nga ai komunikim dhe nuk mund të përgjigjemi për kësi rritjesh të kërkesave të cilat nuk kanë bazë. Këta 19,5 milionë është spekulim”, deklaroi – Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.


Marrëveshja për ndërtimin e Qendrës së re Klinike u firmos në maj të vitit 2017, ndërsa e njëjta u anulua një vit më vonë. Ndërtimi i një Qendre të re Klinike mbetet ndër prioritetet e shtetit megjithëse realizimi I saj duket të jetë shumë larg./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori