LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Asociacioni mund të adresohet në marrëveshjen finale, por s’është në frymën e Kushtetutës tonë

Kurti: Asociacioni mund të adresohet në marrëveshjen finale, por s’është në frymën e Kushtetutës tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të enjten se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se Kushtetuta e Kosovës, e cila i ka dhënë shume privilegje pakicës serbe, nuk lejon në frymën e saj Asociacion njëetnik.


“Jemi në një moment kur flasim e diskutojmë për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Aty mund të adresohet edhe çështja e Asociacionit. Megjithatë, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe dhe është përpiluar nga z.Ahtisari, nuk lejon në frymën e saj Asociacionin njëetnik. Fjalia e parë e atij plani që është hartuar nga Ahtisari thotë se Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”, u shpreh Kurti.

“Do të thotë, asociacionet apo institucionet monoetnike nuk janë në frymën e atij plani apo Kushtetutës sonë. Megjithatë, ne ofrojmë garanci dhe të drejtat më të mira dhe më të mëdha për të gjitha pakicat ose komunitetet joshumicë në Kosovë dhe jam shumë i angazhuar në këtë drejtim. Por, pa nënvlerësuar kushtetutshmërisë e vendit tonë”, shtoi ai.

Këto deklarata kreu i ekzekutivit kosovar i bëri më 12 janar gjatë vizitës në Vjenë, në një konferencë të përbashkët me kancelarin austriak, Karl Nehammer, me të cilin paraprakisht zhvilloi një takim.

Ndryshe, vetëm një ditë më parë këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

Këtë ai e tha gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë, ku gjatë së mërkurës qëndroi për vizitë zyrtare dhe u takua me kryeministrin Kurti e presidenten e vendit, Vjosa Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori