LAJMI I FUNDIT:

Putini “nuk do të jetojë për të parë vitin 2024”, thotë zyrtari i vetëm që votoi kundër aneksimit të Krimesë – parashikon se nga kush do të vritet presidenti rus

Putini “nuk do të jetojë për të parë vitin 2024”, thotë zyrtari i vetëm që votoi kundër aneksimit të Krimesë – parashikon se nga kush do të vritet presidenti rus

Ilya Ponomarev, figura e opozitës ruse në mërgim, i cili ishte i vetmi anëtar i parlamentit rus që votoi kundër aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014, ka thënë se Vladimir Putin “nuk do të jetojë për ta parë vitin e ardhshëm”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ponomarev ishte anëtar i Dumës Shtetërore të Rusisë nga viti 2007 deri në vitin 2016, por tani është i vendosur në Ukrainë, ku ka nënshtetësi dhe po drejton një lëvizje opozitare që ai shpreson se do ta shndërrojë Rusinë në një demokraci funksionale.

Sipas tij, njoftimi i Putinit se ai kishte aneksuar territoret ukrainase që Rusia nuk mund t’i kontrollojë plotësisht, si dhe pengesat si lëvizja e dështuar në Kiev dhe tërheqjet nga Kherson dhe Kharkiv, mund të çojnë që rrethi i tij i brendshëm të kthehet kundër tij.


“Fuqia e Putinit qëndron në pozicionin e tij si personi që është i pathyeshëm. 2022 ishte viti kur ky pozicion filloi të zbehej. Parashikimi im mbetet ende se ai nuk do ta shohë ditëlindjen e tij të ardhshme”, ka thënë Ponomarev për Newsweek nga Kievi.

Putini mbush 71 vjeç më 7 tetor.

“Ëndrra ime personale është padyshim që të shoh [Putinin] në Hagë, por nuk mendoj se ai do t’ia dalë”, ka thënë më tej Ponomarev. “Ata që e rrethojnë nuk do ta lejojnë të shkojë në Hagë, sepse dëshmia e tij në fakt mund të jetë shumë e dëmshme për ta… [kështu që] ai do të vritet”.

Ndryshe, dëshmitë e mbledhura nga organizatat joqeveritare, media dhe hetuesit nxitën ambasadoren e përgjithshme të SHBA-së për drejtësinë penale globale, Beth Van Schaack, të akuzonte Rusinë në nëntor për krime “sistematike” të luftës.

Ponomarev është një nga organizatorët e “Kongresit të Parë të Deputetëve Popullorë të Rusisë”, një grup që u takua në Poloni në nëntor për të krijuar një kushtetutë që thotë se ofron një rrugë për Rusinë drejt tranzicionit drejt një demokracie funksionale.

Ai është gjithashtu autor i librit: “A duhet të vdes Putini? Tregimi se si Rusia bëhet demokraci pas humbjes nga Ukraina”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy të vdekur dhe dy të zhdukur, pas përplasjes fatale mes fisit

Dy të vdekur dhe dy të zhdukur, pas përplasjes fatale mes fisit "më të pakontaktuar” në botë dhe prerësve të drurëve në pyjet e Amazonës

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Të shtëna armësh në një shkollë të mesme në periferi të Atlantas, SHBA – raportohet për dy të vdekur dhe katër të plagosur

Të shtëna armësh në një shkollë të mesme në periferi të Atlantas, SHBA – raportohet për dy të vdekur dhe katër të plagosur

Amerika
Scholz shuan dyshimet: Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë

Scholz shuan dyshimet: Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë

Botë
SHBA do të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

SHBA do të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

Botë
Kalo në kategori