LAJMI I FUNDIT:

Rusia po humbet 160 milionë euro në ditë për shkak të sanksioneve perëndimore ndaj naftës

Rusia po humbet 160 milionë euro në ditë për shkak të sanksioneve perëndimore ndaj naftës

Rusia, eksportuesi më i madh në botë i naftës, po humbet rreth 160 milionë euro në ditë për shkak të ndikimit të kombinuar të embargos së gjerë të naftës të Bashkimit Evropian dhe kufirit të çmimit të G7-ës, sipas një raporti të ri.

Siç shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, humbjet ekonomike mund të rriten deri në 280 milionë euro në ditë pas 5 shkurtit, afati i fundit që BE vendosi për 27 shtetet e saj anëtare për të hequr gradualisht të gjitha importet nga deti të produkteve të naftës të rafinuar.

Rusia tani fiton “640 milionë euro në ditë” – nga “1,000 milionë euro në ditë” në mars – nga shitja e të gjitha lëndëve djegëse fosile, të cilat besohet se përfaqësojnë rreth 40% të buxhetit të saj federal dhe veprojnë si një mjet shpëtimi financiar për të financuar shpenzimet gjithnjë e më të kushtueshme të luftë në Ukrainë.


Gjetjet u publikuan të mërkurën nga Qendra për Kërkime – CREA, një organizatë e pavarur kërkimore me qendër në Helsinki, dhe janë gati të ndihmojnë në shuarjen e zërave kundërshtues që i kanë cilësuar sanksionet perëndimore si joefektive dhe kundërproduktive.

“Ndalimi i naftës i BE-së dhe kufiri i çmimit të naftës më në fund kanë filluar dhe ndikimi është aq i rëndësishëm sa pritej”, ka vlerësuar Lauri Myllyvirta, analisti kryesor në CREA, në një njoftim për shtyp.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian nuk pranoi të komentonte raportin, duke thënë thjesht “ne do ta lëmë të flasë vetë”.

Megjithatë, Kremlini shprehu skepticizëm dhe tha se ishte shumë herët për të nxjerrë përfundime rreth humbjeve ekonomike.

Llogaritja nga CREA merr parasysh goditjen e dyfishtë të shkaktuar nga embargoja e BE-së – e cila ndikon në tregun e saj të brendshëm – dhe kufirin e çmimeve të G7, i cili ka implikime në mbarë botën. Grupi përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Si pjesë e embargos, e konsideruar gjerësisht si sanksioni më radikal i bllokut deri më sot, vendet e BE ranë dakord të “heqin qafe” gradualisht të gjitha importet e naftës ruse dhe produkteve të rafinuara nga deti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori