Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, pesë pistoleta, tre snajper, një pushkë gjysmë – automatike, katër pushkë gjuetie, 100 fishekë, katër palë dylbi.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Behxhet Sojeva”, në Ferizaj.
Po ashtu në raport thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, pesë pistoleta, tre snajper, një pushkë gjysmë – automatike, katër pushkë gjuetie, 100 fishekë, katër palë dylbi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Siç mëson Telegrafi nga burimet e saj, pronari i shtëpisë është personi me inicialet M.J, 52 vjeçar nga Ferizaj, i cili jeton jashtë vendit.
Nga burimet e Telegrafit mësohet se pesë nga armët që i janë vjedhur në shtëpinë e tij i ka me leje.
Por, ende nuk dihet se cila është arsyeja e dhënies së lejes për zotërimin e këtyre armëve.
Ndërkaq, po ashtu Telegrafi mëson se hetuesit janë në fazën fillestare të hetimit të rastit për vjedhjen e këtyre armëve nga shtëpia e ferizajasit, dhe se personat të cilët e kanë kryer vjedhjen ende nuk janë arrestuar.
Po ashtu, Telegrafi mëson se një person tjetër e ka në mbikëqyrje shtëpinë e bashkatdhetarit ferizajas, i cili e ka raportuar rastin e vjedhjes në Policinë e Kosovës.
Ndryshe, sipas Nenit 11 i Ligjit për Armë thuhet se arsyet për blerjen e armës, pjesëve të armës dhe municionit nga personi fizik, janë vetëm për armëmbajtje, gjah, shenjëtari ose për qëllime koleksioni për të cilat lëshohet pëlqimi.
Gjithashtu në Nenin 17 të këtij ligji, llojet e lejeve për personat fizik janë këto: 1.1. leja për armëmbajtje të armës së zjarrit; 1.2. leja për armë koleksioni; 1.3. leja për armë gjahu; 1.4. leja për armë shenjëtarie; dhe 1.5. leja për armë të kategorisë D.
Po ashtu Neni 20 sqaron se nëse leja është për armë koleksioni kushtet janë këto: Leja për armë koleksioni është leje që e lejon personin fizik të posedojë koleksion të armëve sipas këtij ligji.
- Pëlqim për blerjen e armës së koleksionit i lëshohet personit fizik në bazë të kërkesës nëse i përmbush kushtet sipas nenit 7, 41 dhe 42 të këtij ligji.
- Nëse koleksioni i armëve përbëhet nga më shumë së njëzetepesë (25) armë, në bazë të kërkesave nga paragrafi 2 i këtij neni, koleksionuesi duhet t’ia bashkangjesë kërkesës deklaratën me shkrim me të cilën deklarohet se do të lejojë kontroll të papenguar të këtyre armëve nga organi kompetent dhe t’i përmbush kriteret për vendin e ruajtjes së armëve.
- Koleksionuesi të cilit i është lëshuar pëlqimi për blerjen e armës koleksioni është i obliguar që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e blerjes së armës, të parashtrojë kërkesë pranë organit kompetent për regjistrimin e armës dhe për lëshimin e lejes për armë koleksioni.
- Leja nga paragrafi 4 i këtij neni lëshohet në afat vlefshmërie dhjetë (10) vite.
- Pas lëshimit të lejes së parë për koleksionimin e armëve nga paragrafi 4 i këtij neni, pëlqimi për blerjen e një arme tjetër koleksioni lëshohet nëse koleksionuesi e përmbush vetëm kushtin nga neni 7 paragrafi 1.4 i këtij ligji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj