LAJMI I FUNDIT:

Putini tregon ‘tërbimin’ e tij ndaj përpjekjeve të dështuara të luftës të Rusisë teksa poshtëron publikisht një zëvendëskryeministër rus

Putini tregon ‘tërbimin’ e tij ndaj përpjekjeve të dështuara të luftës të Rusisë teksa poshtëron publikisht një zëvendëskryeministër rus

Vladimir Putin tregoi sot tërbimin e tij ndaj ekonomisë në kolaps të Rusisë dhe përpjekjeve të dështuara të luftës, ndërsa poshtëroi publikisht një nga zëvendëskryeministrat.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, despoti i zemëruar sulmoi Denis Manturov në një videokonferencë të qeverisë për dështimin në blerjen e aeroplanëve ushtarakë dhe civilë.

Ai e akuzoi atë se po luante budallain pasi politikani, një zëvendëskryeministër dhe ministër i Tregtisë dhe Industrisë, fluturoi me pushime në vendin e NATO-s, Turqi, gjatë Vitit të Ri.


Videoja tregon një Putin të pakënaqur duke deklaruar: “Nuk ka kontrata. Çfarë do të më thuash? E di që nuk ka kontrata në kompani, më thanë drejtorët”.

Ai i tha ministrit se kishte një muaj kohë për të zgjidhur rrëmujën që ka çuar në mungesë të aeroplanëve ushtarakë për forcat ajrore dhe një dështim për të furnizuar me aeroplanë të rinj kompanitë civile që janë goditur nga sanksionet perëndimore.

“E gjithë kjo duhet të bëhet brenda një muaji, … brenda një muaji… A nuk e kuptojmë se në çfarë kushtesh po jetojmë?”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Serbia

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakon reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së

Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së

Amerika
Skena prekëse: Momenti kur pengjet izraelite dhe palestineze ribashkohen me familjet e tyre pasi kaluan vite në robëri

Skena prekëse: Momenti kur pengjet izraelite dhe palestineze ribashkohen me familjet e tyre pasi kaluan vite në robëri

Azia
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Separatisti bëhet kryeministër i Belgjikës, partitë e djathta formojnë qeverinë

Separatisti bëhet kryeministër i Belgjikës, partitë e djathta formojnë qeverinë

Evropa
Kalo në kategori