Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim ndaj Skender Qerimajt, për vrasje të bashkëshortes dhe kryerjen e tri veprave tjera penale.
Gjykata Themelore në Mitrovicë, më 12 shtator 2022, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj Qerimajt, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vitesh burgim dhe 500 euro gjobë, për vrasje të bashkëshortes dhe kryerjen e tri veprave tjera penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari Qerimaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për “Dhunë në familje” ishte dënuar me 1 vit burgim dhe 500 euro gjobë, për “Vrasje të rëndë”, ishte dënuar me 22 vite burgim, kurse për armëmbajtje pa leje, me një vit burgim.
Kundër këtij aktgjykimi, ankesë në Gjykatën e Apelit për shkak të vendimit lidhur me sanksionin penal, kishin parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit Skender Qerimaj, avokati Elvir Imeri, si dhe prokurorja e rastit Fetije Bajrami.
Prokuroria kishte propozuar që aktgjykimi i shkallës së parë të ndryshohet dhe ndaj të akuzuarit të shqiptohej një dënim më i ashpër.
Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Imeri, kishte propozuar që ndaj të mbrojturit të tij të shqiptohej një dënim më i butë.
Ndërkaq, Gjykata e Apelit më 23 dhjetor 2022 ka refuzuar këto ankesa të palëve si të pabazuara, duke vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.
“Duke shqyrtuar çështjen përkitazi me vendimin për dënimin Gjykata e Apelit gjen se pretendimet ankimore të prokurorisë se dënimi i shqiptuar është i butë dhe jo adekuat me rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, ndërsa ato të mbrojtësit të akuzuarit se dënimi është i ashpër, nuk janë të bazuara”, thuhet në vendim.
Tutje, sipas këtij vendimi prokuroria në ankesë nuk ka paraqitur asnjë rrethanë rënduese konkrete, të cilën gjykata e shkallës së parë nuk e ka marrë parasysh.
Po ashtu, në vendim thuhet se vendimi i shkallës së parë është i drejtë dhe i ligjshëm.
“Rezulton se dënimi i shqiptuar i të akuzuarit, është i drejtë dhe i ligjshëm dhe në harmoni me shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe me shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit, po ashtu i njëjti është në funksion të preventives gjenerale por edhe asaj individuale dhe se me dënimin e shqiptuar do të arrihet qëllimi i dënimit i paraparë me dispozitat e nenit 38 të KPK-së”, thuhet në vendim.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 12 maj 2022 ka ngritur aktakuzë kundër Skender Qerimajt.
Në pikën e parë të aktakuzës, thuhet se në muajin korrik të vitit 2021, i akuzuari Qerimaj në shtëpinë e tij në fshatin Llaushë, Komuna e Skenderajt, rreth orës 5 të mëngjesit me dashje i ka shkaktuar lëndim trupor bashkëshortes së tij L.Q.
Rasti thuhet se ka ndodhur, ashtu që pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes tyre, i akuzuari merr një çarçaf dhe me të e shtrëngon në fyt të dëmtuarën, me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore – ndrydhje në pjesën e përparme dhe anësore në të dy anët e qafës dhe në pjesën mollëzore të majtë të fytyrës, me pasoja të përkohshme për shëndetin.
Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, në pikën e dytë të aktakuzës thuhet se i akuzuari Qerimaj më 1 janar 2022, rreth orës 10:00, në shtëpinë e përbashkët familjare në fshatin Llaushë, Komuna e Skenderajt, ka ushtruar dhunë psikike me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër dhe atë ndaj bashkëshortes së tij – tani të ndjerës L.Q.
Sipas aktakuzës, thuhet se i akuzuari e ka fyer me fjalë dhe i ka thënë “dil nga shtëpia, se je ka më tradhton”, dhe atëherë djali i tyre, tani dëshmitari A.Q, ka lajmëruar policinë, me ç ‘rast policia arrin në shtëpinë e të pandehurit dhe i dërgojnë në stacionin policor.
Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Tutje, në pikën e tretë të aktakuzës, i akuzuari Qerimaj ngarkohej se më 5 janar 2022, rreth orës 13:30 në fshatin Llaushë, Komuna e Skënderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij – tani të ndjerën L.Q.
Në aktin akuzues thuhet se pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme mes tyre, në shtëpinë e përbashkët familjare, gjegjësisht në dhomën e ndejës, i akuzuari ka kërkuar nga vajza e tij e mitur A.Q., që t’ia sjellë një gotë ujë.
Aktakuza thotë se pasi vajza ka shkuar në kuzhinë ka dëgjuar një krismë, është kthyer në sallon dhe ka parë babanë e saj duke shkrepë armën – pistoletën e markës “Zoraki” dhe atë 6 herë në drejtim të tani të ndjerës-bashkëshortes së tij L.Q
E ndjera thuhet se është goditur në trup dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje