LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër tre personave për mashtrim e legalizim të përmbajtjes së rreme

Aktakuzë kundër tre personave për mashtrim e legalizim të përmbajtjes së rreme

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.C., për shkak të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, si dhe ndaj të pandehurve A.B. dhe V.L., për shkak të veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.C., nga viti 2018 e deri më 27 janar 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore është prezantuar rrejshëm dhe i ka fshehur faktet duke falsifikuar autorizimin, me të cilin e ka autorizuar avokaten tani të ndjerën T.Q., për të lidhur kontrata mbi shitblerjen e paluajtshmërisë, si dhe duke e vënë në lajthim noterin S.B., ashtu që i ka nxitur disa të dëmtuar të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe të njëjtëve ua ka prezantuar një pronë në lagjen Matiçan si të tijën, duke ua shitur në vlerë prej 7 mijë euro për një ari dhe në vitin 2018 ka marrë nga të dëmtuarit shuma prej 65 mijë euro, 30 mijë euro dhe prej të dëmtuarit tjetër shumën prej 4 mijë e 50 euro, në emër të kaparit.

Prokuroria njofton gjithashtu, se i pandehuri i lartcekur ka falsifikuar dokumentin publik (pasaportën e vëllait të tij), duke e hequr fotografinë e këtij të fundit dhe vendosur fotografinë e tij, me të dhënat personale të vëllait, ashtu që me këtë e ka vënë në lajthim noteren M.K., për të legalizuar një çështje të pavërtetë që mund të shërbej si provë në procedurë ligjore, ku me pasaportën e falsifikuar ka autorizuar vetveten për shitblerjen e njësisë kadastrale në Matiçan .


Ndërkaq, i pandehuri A.B., më 15 nëntor 2021, në Prishtinë, në zyrën e noteres M.K., me dashje të njëjtën e vënë në lajthim, me qëllim që të vërtetojë një çështje të pavërtetë, e cila është e paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, ashtu që me letërnjoftimin e falsifikuar nga i pandehuri E.C., ky i fundit e ka nënshkruar dhe noterizuar autorizimin për përfaqësim, ndërsa i pandehuri V.L., më 20 janar 2022, në Prishtinë, në zyrën e noterit S.B., me dashje të njëjtin e ka vënë në lajthim me qëllim që të vërtetojë një çështje të pavërtetë, e cila është paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, ashtu që me pasaportën e falsifikuar ka nënshkruar dhe noterizuar autorizimin, me të cilin e ka autorizuar avokaten tani të ndjerën T.Q., për të lidhur kontratat mbi shitblerjet e paluajtshmërive.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë
Kalo në kategori