LAJMI I FUNDIT:

Nxënësi në Gjermani mbyt me thikë profesoreshën, lajmëron policinë dhe rrëfen gjithçka që kishte ndodhur

Nxënësi në Gjermani mbyt me thikë profesoreshën, lajmëron policinë dhe rrëfen gjithçka që kishte ndodhur

Një nxënës 17-vjeç është arrestuar për vrasjen e profesoreshës në qytetin Ibbenburen në veriperëndim të Gjermanisë, kanë bërë të ditur autoritetet e sigurisë.

Incidenti ka ndodhur në shkollën profesionale, ku punonte profesoresha 55-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i prokurorisë në Munster, ka konfirmuar se i mituri ka thirrur policinë pas krimit të kryer dhe është dorëzuar pa rezistencë.

Dje pasdite profesoresha ishte vetëm në klasën e shkollës profesionale kur i dyshuari e vizitoi.

Djali dyshohet se ka sulmuar dhe vrarë profesoreshën me thikë. Ende nuk dihet motivi i krimit, pse profesoresha ka qenë vetëm dhe si ka ditur i dyshuari për këtë, shkruan DW.

Në vendin e krimit është shfaqur një numër i madh i policë dhe ekipe të shpëtimit që kishin edhe helikopter.

Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se i dyshuari pritet sot të shfaqet në bankën e të akuzuarve. Nxënësi i dyshuar tashmë po gjykohet në pjesën perëndimore të Gjermanisë, për planifikim të shtënave masive në shkollën e tij në Essen.

Në aktakuzë thuhet se objektivat e tij supozohej të ishin mësuesit dhe nxënësit e tjerë.

Prokuroria federale bëri të ditur se 17-vjeçari kishte planifikuar të përdorte mjete shpërthyese në sulmin në atë rast, me qëllim që të kuptohej si një sulm terrorist i motivuar nga ekstremizmi i djathtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane - rusët krijojnë radhë të gjata para bankave

Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane - rusët krijojnë radhë të gjata para bankave

Evropa
Në disa pjesë të botës, temperaturat po rriten me shpejtësi - madje në një qytet, zogjtë po bien nga qielli

Në disa pjesë të botës, temperaturat po rriten me shpejtësi - madje në një qytet, zogjtë po bien nga qielli

Botë
Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?

Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?

Australia
NATO thotë se mbi 300,000 trupa tani janë në gatishmëri të lartë

NATO thotë se mbi 300,000 trupa tani janë në gatishmëri të lartë

Botë
Mrekulli në Francë - një nëntëvjeçare mund të bëhet studente në një universitet

Mrekulli në Francë - një nëntëvjeçare mund të bëhet studente në një universitet

Evropa
Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë

Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori