LAJMI I FUNDIT:

Zelensky u hoqi nënshtetësinë katër aleatëve të Putinit

Zelensky u hoqi nënshtetësinë katër aleatëve të Putinit

Zelensky u hoqi nënshtetësinë katër aleatëve të Putinit, ja kush janë ata

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ua ka hequr nënshtetësinë ukrainase të katër politikanëve, duke përfshirë politikanin pro-Kremlinit, Viktor Medvedchuk, i cili u transferua në Rusi vitin e kaluar sipas një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve.

“Kam vendosur t’u heq shtetësinë katër personave: Andriy Leonidovich Derkach, Taras Romanovich Kozak, Renat Ravelijovich Kuzmin dhe Viktor Volodymyrovich Medvedchuk,” tha Zelensky në fjalimin e tij të natës, transmeton Telegrafi.


“Nëse përfaqësuesit e popullit vendosin t’i shërbejnë jo popullit të Ukrainës, por vrasësve që erdhën në Ukrainë, veprimet tona do të jenë të përshtatshme”, shtoi ai.

Medvedchuk, një aleat i ngushtë i liderit të Kremlinit, Vladimir Putin, drejtoi partinë e ndaluar opozitare pro-ruse – “Për jetën në Ukrainë” dhe u përball me akuza për tradhti përpara se të transferohej në Moskë në shtator 2022.

Si Kozak ashtu edhe Kuzmin u zgjodhën në parlamentin ukrainas si anëtarë të partisë së Medvedchukut.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Kozakut në janar të 2022, pronarit të tre kanaleve televizive, për përhapjen e dezinformatave ruse, pasi Kievi kërkoi arrestimin e tij me akuzën e tradhtisë.

Derkach, një ligjvënës ukrainas i sanksionuar gjithashtu nga Uashingtoni, u akuzua në Shtetet e Bashkuara në dhjetor për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve.

Ai u akuzua se ndihmoi Rusinë të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy të vdekur dhe dy të zhdukur, pas përplasjes fatale mes fisit

Dy të vdekur dhe dy të zhdukur, pas përplasjes fatale mes fisit "më të pakontaktuar” në botë dhe prerësve të drurëve në pyjet e Amazonës

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Të shtëna armësh në një shkollë të mesme në periferi të Atlantas, SHBA – raportohet për dy të vdekur dhe katër të plagosur

Të shtëna armësh në një shkollë të mesme në periferi të Atlantas, SHBA – raportohet për dy të vdekur dhe katër të plagosur

Amerika
Scholz shuan dyshimet: Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë

Scholz shuan dyshimet: Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë

Botë
SHBA do të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

SHBA do të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

Botë
Kalo në kategori