LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur këtë të martë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.


“Sot rreth orës 16:10, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me një aksident trafiku në autostradë. Pas angazhimeve në teren është konstatuar se në kilometrin e 10-të të Autostradës ‘Ibrahim Rugova’, drejtimi Prishtinë-Prizren, në Vërmicë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe me fatalitet”.

“Njësitet kompetente policore iu kanë përgjigjur rastit, përderisa ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka humbur jetën. Dy persona të tjerë po ashtu si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren”, ka thënë Hoxha.

Ai tutje ka deklaruar se në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti i Hetimeve, zjarrfikësit si dhe autoambulanca.

“Për rastin gjithashtu është njoftuar edhe Prokurori e Mjekësia Ligjore. Hetime aktive janë duke u kryer për shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident i rendë dhe me pasoja tragjike”.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe kufizimet e shpejtësisë, posaçërisht në kohë të ndryshimeve atmosferike dhe reshjeve për të shmangur raste të tilla të aksidenteve me pasoja fatale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori